Universiteti i Vanderbilt studimin e fundit ja ka kushtuar platformës së teknologjisë “Google”, në të cilin ka analizuar të dhënat që mbledh kjo kompani nga përdoruesit e saj në mbarë botën.
Në këtë studim u analizuan paisjet mobile Android, shfletuesit Chrome, Youtube dhe produktet e tjera të Google.
Google mbledh të dhëna në mënyrë të vazhdueshme. Një shembull konkret është kur përdoruesit hyjnë në një aplikacion, si dhe mënyra “pasive” që përdoruesit kanë më pak gjasa të jenë të vetëdijshëm. Në këtë skenar, një aplikacion është dizajnuar për të mbledhur informacione mbi përdoruesit kur është në punë, shpeshherë pa dijeninë e përdoruesit.
Pjesa dërrmuese e njerëzve besojnë se historia e tyre e shfletimit është e fshehur nga Google kur përdorin shfletues privatë ose të njohur ndryshe si incognito. Megjithatë, studimi shpjegon se Google mund të lidhë ende të dhënat nga shfletues sekret në një përdorues të caktuar. Dhe kjo bën që Google të vazhdojë ti mbledh të dhënat edhe kur përdoruesit po shfletojnë në mënyrë të fshehtë.
Me pak fjalë, google di gjithçka rreth nesh.