Google, gjigandi i kërkimit ka blerë kompaninë Urban Engines e cila analizon trafikun urban dhe lëvizjen e njerëzve në qytet me qëllim për të përmirësuar aplikacionin Maps.
“Analizat e lokacioneve janë një fokus i rëndësishëm për Google dhe Urban Engines, dhe ne jemi të ngazëllyer që do të kombinojmë forcat për të kuptuar më mirë se si bota lëviz,” thuhet në deklaratën e njoftimit.
Akoma nuk dihet sesi Urban Engines do të punojë me Maps, por bazuar në të dhënat e historisë së kompanisë aplikacioni do të ketë njohuri të shumta për rrugët dhe lëvizjet e trafikut.