Studiuesja spanjolle Maria Luiza Avila, e doktoruar në filologji semitike, në ka mundur të mbledhë një numër relativisht të madh, rreth 116 gra, të cilat përmenden në kronikat e kohës, në enciklopedi dhe biografi të ndryshme, për kontributin e tyre në fusha të ndryshme të diturisë dhe të jetës shoqërore.
Këto gra të ditura (alime), përfshihen në vepra të ndryshme të studiuesve myslimanë të kohës siç janë: , shkruar nga Muslim bin El Kasim, në – mbi gratë të Ebu Davud el Mukri, në “Et-tarih el-kebir” të Ibn Hajjanit etj. Nga këto 116 gra, që autorja e mësipërme i përmend, 44 janë nga Kordova, 12 nga Granada, 4 nga Malaga, 5 nga Almeria, 6 nga Valencia, madje citohen nga Majorka, Saragoza, Guadalahara etj.
Vepra të botuara nga gratë e Spanjës së epokës myslimane përmenden: Nga Amat er-Rrahman bint Ebi Muhamed b. Atijja, e cila ka shkruar një libër mbi varret (kubur) dhe një tjetër mbi lutjet (ad’ija). Fatima bint Atik ka shkruar: “Kitab fi kijan el-Endelus”. Që të tri këto vepra kanë humbur, por ruhen pjesë të prodhimtarisë poetike të grave të tjera të kësaj epoke.
Dy studiuesit më të shquar të historisë së Spanjës Islame, francezi Henri Perez dhe spanjolli Sanchez Albornoz, mbështesin mendimin, se gruaja myslimane e Andaluzisë ishte më e përfshirë dhe më aktive në jetën fetare, politike, shoqërore e artistike-shkencore sesa bashkëkohëset e saj.
Abida el-Medenijja, nëna e djalit (Ummu Veled) të Habid b. El Velid el Mervani. Transmetoi nga Maliku 10 000 hadithe. Aisha bint Ahmed b. Muhamed b. Kadim (vdekur më 400/1009). Nga Kordoba, zotëronte pasuri të madhe dhe një influencë po ashtu të madhe. Ju përkushtua shkencës dhe arriti të kishte një bibliotekë të mrekullueshme. Kultivoi poezinë dhe dituritë letrare. Zotëronte gjithashtu një kaligrafi të bukur dhe kopjonte ekzemplarë të Kuranit, etj.
Këto ishin disa nga gratë e ditura të Spanjës myslimane, Andaluzisë së mrekullueshme. Shembulli i këtyre grave dhe veprimtaria e tyre është një rrugë, që vlen të njihet e ndiqet nga çdo grua myslimane, në çdo vend e në çdo kohë. Për më tepër në tokat shqiptare ku gruaja gjendet në udhëkryqe të mbushura me tabela, që e udhëzojnë dhe e drejtojnë vetëm drejt një rruge: asaj të mbrapshtisë e të zvetënimit, të vetë ekspozimit bosh dhe të humbjes. Gratë që i përmendëm më sipër, ishin gra që studionin e punonin, që kishin në shpirt dëshirën për dije dhe kulturë. Ishin hafize, muhadithe, eksperte në fikh, kiraet, poezi, kaligrafi, gjuhësi. Ishin historiane dhe oratore (vaize), ishin mjeke e astronome etj, etj. Ajo çka është më e rëndësishme, është se ato ishin të tilla, duke qenë njëkohësisht gra që e gëzonin dhe jetonin jetën, që dashuronin e dashuroheshin, që rrisnin fëmijë e ishin bashkëshorte të mira ashtu siç e urdhëron Islami. Ky është një shembull më tepër, që vërteton, se Islami nuk e kufizon femrën për mirësi, përveçse në të keqe ashtu siç e kufizon edhe mashkullin.
Burimi: ardhmeriaonline.com