Një varkë me rreth 131 emigrantë rrezikoi të fundosej mëngjesin e sotëm në brigjet e Peloponezit. Emigrantët u shpëtuan nga roja bregdetare greke pas sinjalizimit nga ana e tyre.
“Kontigjenti i migrantëve kombësia e së cilëve nuk bëhet e ditur ishin nisur drejt Italisë me një anije rreth 18 metra të gjatë”, njoftoi agjencia greke Athens News Agency (ANA).
Sipas ANA-s pesë persona nga emigrantët mundën të notonin deri në breg, ndërsa pasagjerët e tjerë u dërguan në portin Modon, në jugperëndim të Peleponezit.
Mësohet se shkak i ngjarjes kane qenë kushtet e vështira metereologjike.