Prej disa dekadash shqiptarët emigrojnë vazhdimisht në vende të ndryshme të rajonit, Evropës e më gjerë. Arsyet janë të shumta, përmendim këtu kushtet e vështira ekonomike, mundësitë e kufizuara që të ofron vendi ynë në sektorë të ndryshëm publik e privat, korrupsioni etj.
Statistikisht Greqia kryeson destinacionet e shqiptarëve për një jetë më të mirë, edhe pse vetë shteti fqinj ndjek vazhdimisht politika jo integruese ndaj emigrantëve. I tillë ishte edhe viti që lamë pas, ku numërohen rreth 19.000 emigrantë të dëbuar nga ky vend.
Ndërsa bashkëkombësit tanë të cilët janë detyruar të kthehen në Shqipëri, vetëm gjatë muajit dhjetor numërohen rreth 600 të tillë.
Kjo gjë vjen si një politikë e mirë menduar e programeve të riatdhesimit nga qeveria Greke ndërsa priten të kthehen drejt vendeve të tyre mijëra emigrantë të tjerë.