Pasi deklaroi ditë më parë se jepte dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, pritet që gjatë ditës së sotme ta zyrtarizojë këtë vendim duke ja dorëzuar formalisht kërkesën Presidentit Thaçi.
Dorëheqja e tij erdhi pas ftesës së Gjykatës Speciale për tu paraqitur sërish nga Hagë. Nisur nga kjo ai deklaroi se se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.
Dorëheqja e tij do të thotë zgjedhje të parakohshme për popullin e Kosovës. Rrjedhimisht partitë politike janë në pritje të datës së re të zgjedhjeve.