Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) e donte pastërtinë dhe aromën e mirë. Në shumë hadithe, është theksuar preferenca e Tij për aromat e mira si misku (myshku i bardhë) dhe amber (qelibari). Nëse atij i dhurohej një parfum, ai kurrë nuk e refuzonte atë. Nga një transmetim i hz. Enes bin Malik, Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të), asnjëherë nuk e refuzonte kur i dhurohej parfum.” [Buhariu]
Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) e ka pëlqyer shumë aromën e miskut (myshk i bardhë). Në një hadith Ai (s.a.s) ka thënë: “Parfumi më i mirë është parfumi i miskut.” [Tirmidhi]
Është transmetuar se Muhammed ibn Aliu ka thënë: “E pyeta Aishen: ‘A e ka përdorur Profeti i Allahut parfum?’Ajo tha: ‘Po, parfume të përdorura nga burrat: parfum misku(myshk i bardhë) dhe parfum nga ekstraktet e qelibarit(amber).”