“A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!” (Kur’ani 55:60)
Fjala e përkthyer si “e mirë” (ihsan) mund të përkthehet gjithashtu si përsosmëri (ekselencë) dhe kërkim i perfeksionit. Së bashku me Islamin dhe Imanin, Ihsani është një nga tre dimensionet themelore të besimit, siç tregohet në hadithin e famshëm të Xhibrilit a.s.
Kur ëngjëlli Xhibril erdhi të takonte Profetin Muhamed a.s dhe i bëri një seri pyetjesh në mënyrë që t’ju mësonte njerëzve pranë tij esencën e besimit, ai e pyeti Profetin a.s: “Çfarë është Islami?”. Profeti a.s iu përgjigj duke i përmendur ato që i njohim si shtyllat e Islamit. Ai pastaj e pyeti: “Çfarë është Imani?” . Dhe përgjigja erdhi përmes mes kredove thelbësore të besimit: Të besosh Allahun, Ëngjëjt e Tij, Librat e Tij, Të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit, si dhe paracaktimin e Zotit, me të mirat dhe të këqijat e tij. Pyetja e tretë ishte: “Çfarë është ihsani (përsosmëria)?”
Përgjigja e Profetit a.s erdhi në një mënyrë të mrekullueshme, por edhe enigmatike. Ai tha se ihsani është: “Të adhurosh Allahun sikur e shikon atë, sepse edhe pse ti nuk e shikon, Ai të shikon ty.”