Ikin emigrantët, zhvlerësohet leku

leke_31_1

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 138.55, 0.36 lekë më shumë se një ditë më parë. Që nga fillimi i këtij viti, monedha e përbashkët ka rënë vetëm një ditë në raportet e këmbimit me lekun.

Tradicionalisht fillimi i vitit shënon një zhvlerësim të monedhës vendase, pasi faktorët që nxisin lekun në fund të vitit (si p.sh. prurjet e emigrantëve) nuk veprojnë më. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një euro këmbehej me rreth 140 lekë.

Edhe ndaj dollarit, leku është nënçmuar, ku një dollar u këmbye me 127.63 lekë, 0.73 lekë më shumë se një ditë më parë.

Në bursat ndërkombëtare dollari fitoi terren kundrejt euros, ku një euro këmbehej me $1.0855.

Kursi mesatar i këmbimit të monedhës së përbashkët me atë vendase për 2015-n ishte 19.7 lekë për një euro. Në krahasim me vitin e mëparshëm, euro është zhvlerësuar vetëm 0.2%.

Për dollarin, mesatarja e kursit për 2015-n ishte gati 126 lekë. Në krahasim me vitin e mëparshëm, dollari në vitin 2015 është mbiçmuar me gati 20%.

Pin It