Në raportin e fundit të INSTAT të zhvilluar mbi gjuhët e huaja që posedojnë moshat mbi 25 vjeç për vitin 2017, në vendin tonë rezulton se rreth 900 mijë shiptarë nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.
Po ashtu në të njëjtin raport thuhet se nga të anketuarit vetëm 388 mijë prej tyre posedojnë vetëm 1 gjuhë të huaj, 163 mijë të tjerë zotërojnë 2 gjuhë të huaja dhe vetëm 47 mijë shqiptarë prej të anketuarve njohin më shumë se 3 gjuhë të huaja.
Një tjetër e dhënë nga ky anketim është se 57% e të anketuarve që dinë mbi një gjuhë të huaj janë meshkuj dhe 43% femra, çka shpjegon se meshkujt janë më të aftë në këtë aspekt.
Statistika të tjera nga ky anketim pohojnë se 564 mijë e atyre që nuk dinë asnjë gjuhë të huaj janë me arsim të ulët, ndërsa me arsim të mesëm 294 mijë të tjerë dhe vetëm 35.540 me arsim të lartë.
Këto shifra zhgënjyese justifikohen kryesisht me instalimin e diktaturës komuniste në vitet 1945 – 1990 e cila e kishte të ndaluar njohjen e gjuhëve të huaja në shkolla apo në komunikimin e përditshëm të shqiptarëve. Mësimi i gjuhës angleze, franceze, italiane apo së fundmi edhe ajo gjermane në shkolla apo kurse private filloi kryesisht pas rëniës së këtij sistemi e deri në ditët e sotme.