Është kjo tema e diskutimit në samitin informal njëditor që po zhvillohet aktualisht ndërmjet udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës.
Në këtë takim është i pranishëm edhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn.
Ndër temat që po diskutohen ndërmjet delegacioneve pjesëmarrëse janë:
- Një vizion të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian
- Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale 1
- Marrëveshja Roaming
- Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.
Në fund të këtij takimi do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp me kryeministrat pjesëmarrës.