Istigfari është shkaku kryesor i faljes së mëkateve. Në një hadith kudsij, Allahu i Lartësuar thotë: “O robërit e Mi, me të vërtetë, ju gaboni natën dhe ditën, por Unë jua fal juve të gjitha gabimet. Prandaj, më kërkoni falje që Unë t’ju fal.”[13] Ndërsa Profeti (a.s.) ka thënë: “Betohem në emër të Atij në dorën e të Cilit është jeta ime se, nëse ju nuk do të gabonit, Allahu do t’ju zhdukte dhe, pastaj do të krijonte njerëz të tjerë që do të gabonin, do të kërkonin falje dhe Ai do t’jua falte gabimet.”[14] Në një hadith tjetër thuhet: “Për çdo natë, Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë derisa në pjesën e tretë të fundit të natës thotë: Kush do të lutet që Unë t’i përgjigjem, kush do të më kërkojë që Unë t’i jap dhe kush do të kërkojë falje, që Unë ta fal?!
Transmeton Muslimi