Rreth 105 lëkundje të tjera u regjistruan natën e së mërkurës në Italinë Qendrore, duke shënuar kësisoj ditën e pestë rresht të tërmeteve në këtë zonë.
Tërmeti më i fortë i natës së fundit ishte me magnitudë 4.8 të shkallës rihter dhe epiqendra e tij ishte në Marche. Nuk raportohen viktimave ose të plagosur, por vetëm dëme materiale e shkatërrime banesash.
Në ditën e pestë të vijimit të lëkundjeve që prej datës 30 tetor strehimi i banorëve mbetet ende problem. Italia qendrore po kalon një kohë të vështirë pasi që prej muajit gusht ka pësuar tërmete të herëpashershme, të shoqëruara edhe me viktima dhe shkatërrime qytetesh.