Juventus kthen rezultatin, kualifikim vendoset në Alianz Arena (VIDEO)

Juventus ka arritur që të marrë një barazim të madh kundër Bayern Munichut.

Juventus ka arritur që të barazoj 2:2 kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së kampionëve, pavarësisht se ishte duke humbur 2:0.

Bayern e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar një gol në pjesën e parë me Mullerin dhe një në pjesën e dytë me Robben.

Por, vendësit nuk u dorëzuan dhe arritën që të barazojnë rezultatin në 2:2, me golat e Dybala dhe Sturaro.

Pavarësisht këtij barazimi, Bayern ka marrë një rezultat shumë të mirë, kur dihet se ndeshja e ardhshme luhet në Allianz Arena.

https://youtu.be/-ygejfSFFFQ

Pin It