1 Marsi është dita e 60-të e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 305 ditë.
Ngjarje
40 – Lindi Martialis ose Marcus Valerius Martialis – poet romak nga Hispania (Gadishulli Iberik) – i njohur për 12 librat e tij me epigrame, botuar në Romë midis viteve 86 – 103, gjatë sundimit të perandorëve Domitian, Nerva dhe Trajan. Në këto poezitë shkurtra, Martialis satirizon jetën e qytetit dhe sjelljet skandaloze të miqve të tij, duke romantizuar jetën provinciale. Ai shkroi rreth 1600 copëza poetike ose epigrame. Martialis konsiderohet krijuesi i zhanrit të epigrameve, siç njihen sot.
Epigrame nga Martialis.
1780 – Pennsylvania bëhet shteti i parë amerikan që heq skllavërinë (vetëm për ata zezakë që lindnin pas kësaj dite).
1872- Është themeluar parku nacoinal Yellowstone në SHBA , i pari park naconal në botë.
1945 – Presidenti amerikan Ruzevelt njofton suksesin e Konferencës së Jaltës me udhëheqësin sovjetik Stalin dhe kryeministrin britanik Çurçhill.
1954 – Katër nacionalistë Puerto Rikanë hapin zjarr në kongresin amerikan, duke plagosur katër anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.
1961 – Presidenti Kennedy nënshkruan urdherin ekzekutiv për krijimin e Korpusit vullnetar të Paqes. Të nesërmen presidenti e shpalli vendimin në televizion; dhe më 21 shtator 1961, kongresi e miraton Aktin e Korpusit të Paqes (për të nxitur paqen dhe miqësinë mes vendeve dhe popujve). Midis viteve 1961 – 2013, mbi 210 mijë amerikanë iu bashkuan Korpusit të Paqes dhe shërbyen në 139 vende.
1977 – Banka e Amerikës miraton emrin VISA për kartat e kreditit. Fjala Visa u zgjodh për thjeshtësinë e saj – e njohur prej kohësh me kuptim universal “vërtetim”.
Lindje
- 1810 – Frédéric Chopin, kompozitor polak († 1849)
- 1941 – Koçi Petriti, poet shqiptar
- 1945 – Xhevahir Spahiu, shkrimtar shqiptar
- 1954 – Ron Howard, aktor, regjisor, producent filmi amerikan
- 1969 – Femi Cakolli, studiues i letërsisë, pastor, poet dhe publicist
- 1994 – Justin Bieber,Këngëtar Kanadez,Zhanret:Pop,R&B
Vdekje
- 1792 – Leopold II., mbret i Mbretërisë Romake, mbret romako-gjerman,
- 1911 – Jacobus Henricus van ‘t Hoff, kimist holandez
- 2012 – Vdes kantautori i famshëm italian Lucio Dalla.
Festa dhe përvjetore
- Dita e Pavarèsisë së Bosnjës dhe Hercegovinës