Kalendari historik, 10 tetor

10 Tetori është dita e 283-të e kalendarit gregorian (dita e 284-t në vitin e brishtë) – deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 83 ditë.

history_main-1200x630

680 – Në Betejën e Qerbelasë, Hysein bin Ali, nipi i Profetit Muhamed a.s., vritet nga forcat e kalifit Jezid i Parë. Husejni kishte refuzuar njohjen e pushtetit të Kalifit. Në betejë, përveç Husseinit, u vranë edhe të gjithë përkrahësit e tij, të cilët konsiderohen martirë të myslimanizmit.

b0tquiscmaad3jy

1582 – Për shkak të implementimit të kalendarit Gregorian kjo ditë nuk egziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.

wwii-us

1845 – Në Annapolis, Maryland, hapet Shkolla Detare me 50 studentë nënoficer marine dhe 7 profesorë. Sot kjo shkollë quhet Akademia Detare e Shteteve të Bashkuara.

panama-canal-658x435

1913 – Woodrow Wilson shkakton shpërthimin e Dike Gamboas duke i dhënë fund punimeve në Kanalin e Panamasë. Me prekjen e një butoni në Uashington, presidenti Wilson ndezi 8 tonë dinamit, mijëra kilometra larg – shpërthimi hodhi në erë pengesen e fundit për kalimin anjeve në Kanalim e Panamasë

brain_0 

1992 – Dita Botërore e Shëndetit Mendor

E caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetsisë me shtrirje në 150 vende të botës. Çrregullimet mendore prekin 25 % të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre. Kjo do të thotë që 1 në çdo 4 persona preket nga një çrregullim mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 450 milion njerëz vuajnë aktualisht në botë nga probleme të shëndetit mendor.

75c86728d4923c0fabb150bd1b96186e_xl

2005 – Angela Merkel është bërë kancelarja e parë femër e Gjermanisë dhe liderja e parë nga ish-“Lindja Komuniste”

Pin It