Kalendari historik: 12 Tetor

12 Tetori është dita e 285-të e kalendarit gregorian (dita e 286 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 80 ditë.

Ngjarje

1492 – Ekspedita e Kristofor Kolombit mbërrin në Bahamas të Karibeve dhe  ishullin ku zbarkon ai e quan San Salvador (ka të ngjarë të jetë ishulli Watling në Bahamas). Kolombi, eksplorues gjenovez në shërbim të Spanjës, beson se ka arritur në Azinë Lindore apo në Indi. Edhe pas dy udhëtimeve të tjera në Hemisferën perëndimore – madje deri sa vdiq – Kolombi këmbënguli se kishte mbërritur në Indi; dhe Bota si për ironi zgjedh emrin e eksploruesit fiorentinas Amerigo Vespuçit për të emërtuar Kontinentin e ri.

1810 – Zhvillohet për herë të parë Oktoberfest ku mbreti bavarez fton qytetarët e Mynihut në dasmën e djalit të tij, Princ Ludwig me Princeshën  Therese von Sachsen të Hildburghausenit. Oktoberfest imitohet çdo vit dhe zgjat 16 ditë.

1901 – Presidenti Theodore Roosevelt ndryshon zyrtarisht emrin e vendbanimit dhe zyrës së tij nga Shtëpia Ekzekutive në Shtëpia e Bardhë.

1960 – Nikita Hrushovi përplas këpucën e tij në tryezë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të protestuar ndaj një komenti të delegatit të Filipieve, se Bashkimit Sovjetik ndjek një politikë kolonialiste në Evropën Lindore. Për këtë incident nuk ekzistojnë të dhënat fotografike ose video. Një fotografi që qarkullon në internet, ku udhëheqësi sovjetik duket me këpucë në dorë gati për t’a përplasur në tryezë,  mendohet të jetë e manipuluar.

1492 – Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën. (sipas http://it.wikipedia.org/wiki/Pagina_principale)
1582 – Për shkak të implementimit të kalendarit Gregorian kjo ditë nuk egziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.
1946 – Italia përshtat Himnin Kombtar të Mamelit si Himin e saj Kombëtar.
1960 – Inejiro Asanuma vritet në Japoni nga Otoya Yamaguchi, 17 vjeçar.
1988 – NeXT paraqet kompjuterin e parë NeXT Computer në Davies Symphony Hall në San Francisco, California
1999 – Shpallet lindja e njeriut të 6 miliardtë në botë.
2003 – Filloi Wikipedia në gjuhën shqipe

2003 – Michael Schumacher i pari pilot fitues i gjashtë titujve si kampion i Formula 1.
2007 – Dita e Fitër Bajramit.

Lindje

1537 – Edvard VI, mbret anglez
1715 – Petar II, mbret rus
1935 – Luciano Pavarotti, tenori italian
1942 – Daliah Lavi, izraelska glumica i pjevačica
1955 – Ante Gotovina, gjeneral kroat
1962 – Branko Crvenkovski, politikan maqendonas
1964 – Sam Brown , kengëtare britanike
1968 – Hugh Jackman, aktor australian
1970 – Cody Cameron, aktor dhe komedian amerikan
1981 – Arben Avdija, futbollist i Bosnjës dhe Hercegovinës

Vdekje

1924 – Anatole France, letrar francez dhe fitues i i çmimit Nobel për letërsi
1926 – Edwin Abbott Abbott, shkrimtar
1999 – Wilt Chamberlain, basketbollist amerikan.

Pin It