13 Shkurti është dita e 44-t e vitit, deri në fund të tij janë edhe 321 ditë.
Ngjarje
1633 – Astronomi italian Galileo Galilei arriti në Romë për gjykim para inkuizicionit pasi kishte thënë publikisht se Toka sillet rreth Diellit.
1861 – Abraham Linkoln bën betimin si president i Shteteve të Bashkuara.
1867 – Në Vienë, interpretohet për herë të parë valsi Danubi Blu kompozuar nga Johann Strauss.
1880 – Thomas Edison observoi efektin Edison.
1935 – SHBA – Në Kleveland kryhet operacioni i parë në SHBA për lehtësimin e angina pectoris (bllokim gjoksi për shkak të ishemisë së muskulit të zemrës, si pasojë e bllokimit ose spazmave të arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak). Termi rrjedh nga latinishtja angina “ngecje”, dhe pectus “gjoks”.
1939 – Filloi Lufta e Dytë Botërore.
1974 – Aleksander Solzhenicini arresohet, të nesërmen dëbohet nga Bashkimi Sovjetik për në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore, dhe i hiqet shtetësia sovjetike; KGB-ja i kishte gjetur dorëshkrimin e pjesës së parë të Archipelagut Gulag. Atasheu ushtarak amerikan në Moskë William Odom arriti të nxjerrë fshehurazi një pjesë të madhe të dorëshkrimeve të Solzhenitsynit, dhe ky më pas e nderoi rolin e Odomit në librin “Aleatët e padukshme” (1995). Nga Gjermania, Solzhenicin u transferua në Zyrih, Zvicër para se Universiteti Stanford ta ftonte për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara. Atij iu dha një diplomë nderi për letërsi nga Universiteti i Harvardit në vitin 1978. Në një rast, kur e pyetën se si i shpjegonte fatkeqësitë e mëdha që i kishin ndodhur Rusisë, Solzhenicini (e ëma ukrainase, i ati kazak) u përgjigj: “Njerëzit kanë harruar Zotin, kjo është arsyeja pse e gjithë kjo ka ndodhur. Kam kam kaluar gati 50 vjet duke shqyrtuar historinë e revolucionit socialist, kam lexuar qindra libra, kam grumbulluar qindra dëshmi personale, kam kontribuar tashmë me shkrimin e tetë librave në drejtim të gjetjes së një shpjegimi dhe nuk mund ta them atë më saktë sesa ta përsëris: Njerëzit kanë harruar Zotin, kjo është arsyeja pse e gjithë kjo i ka ndodhur Rusië”. Me shkrimet e tij, Solzhenicini shërbeu si një arkiv vuajtjesh; librat e tij janë kujtime të shrehura artistikisht për të tërhequr vemendjen dhe prekur ndërgjegjen e çdo njeriu. Më poshtë disa vargje që Solzhenicini i shkroi në burg, pikërisht lidhur me rëndësinë e ruajtjes së kujtimeve për të treguar vuajtjet nën komunizëm;
“Zot më ruaj të mos çmendem” nga Aleksander Solzhenicini
(shqipërim)
Kurrë nuk ka qenë, as nuk do të jetë, botë e shkëlqyer!
Pece këmbësh e ngrirë është shall që mbështjell fytyrën time
Luftë mbi qullin për të ngrënë, betejë e vazhdueshme e trazuesit.
Dhe ditët pasojnë dita-ditës, pa fund, në fatin e zymtë.
Goditja ime e dobët ndez xixa nga tokë e ngrirë.
Dielli poshtë vështron dhe unë shikoj qiellin.
Bota është këtu! Dhe do të jetë! Raund i përditshëm
Mjaft! Njeriu nuk duhet të mbyllet në këtë ditë.
Duhet shkruar! Për të shkruar tani, pa vonesë,
Jo mes zemërimit, por arsyeshëm, me kuptim të qartë.
Kujtesa kurrë nuk mund të çojë tek ngjarjet siç kanë ndodhur,
Ashtu si shumë rrallë pulset e dritës prekin shpirtin e dhembur.
Po, është i mbyllur qarku rreth nesh, tepër i tendosur,
Por vargjet shpërthejnë pengesat, kujtimet lirshëm rrjedhin
Për të shpëtuar diçka duhet shkruar, ndoshta, përtej mundësive.
Dhe pastaj ata mund të kontrollojnë më kot trupin tim –
“Ja ku jam, i gjithi juaji, kërkoni mirë, se mos iu shpëtojë gjë
Kujtesa është e paprekshme, me mrekulli hyjnore,
Mbetet përtej duarve të kasapit!”
Po sikur të më japin bukë të helmuar?
Ose nëse errësira mbulon mendjen time?
Oh, le të mos ndodhë këtu! Le të vdes atje!
Perëndi, më ruaj të mos çmendem!
1990 – Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca japin pëlqimin e tyre për ribashkimin e Gjermanisë.
1995 – Vdiq Alberto Burri, mjek, skulptor, piktor i njohur italian. Lindi në Umbria më 1915 (shumë shqiptarë u vendosën në Umbria në shekulli e XV, përfshi familjen Albani, prej së cilës Papa Klementi XI doli). Burri studioi për mjekësi, u specializua për sëmundje tropikale, prandaj dërgohet në frontin italian të luftës si mjek në Libi. Më 8 maj 1944, pas disfatës së forcave të Boshtit, njësia e tij u kap në Tunizi, dhe Burri dërgohet në kampin Howze të robërve të luftës në Gainesville, Teksas, SHBA – këtu ai filloi edhe të pikturojë në kanavacë (në copa thasësh që teksanët sillnin në kam me miell). Pas lirimit në vitin 1946, Alberto Burri kthehet në Romë dhe iu përkushtua pikturës. Edhe pse e distancoi veten e nga Arti informal (rrymë e përhapur e kohës) shumë nga punimet e Burrit bazohen në ide estetike të këtij lloj arti. Në vitet 1980, Aberto Burri përdori rrënojat e qytetit të vjetër Gibellina të Sicilisë (shkatërruar nga tërmeti) dhe krijoi skulpturën natyrore Grande Cretto; një sipërfaqe 12 mijë metra katrore e braktisur, të cilën Burri e ndau në ngastra betoni si pëmendore e qytetit të shkatërruar. E parë nga ajri, kjo picture – skulpturë në natyrë është mahnitëse. Kritikët thonë se në artin e tij, Alberto Burri u ndikua nga piktori tjetër italian, Giacomo Balla, (1871 – 1958) i njohur si një nga themeluesit i lëvizjes futuriste në pikturë.
2000 – Stripi komik origjinal “Peanuts” paraqitet për herë të fundit në gazetë një ditë pas vdekjes së Charles
Lindje
- 1673 – Molier, komedian,prozator, francez.
- 1900 – Giorgos Seferis, poet grek, nobelist
- 1954 – Vijay Seshadri, shkrimtar amerikan
Vdekje
- 1999 – Rexhep Krasniqi, mësues, nëpunës, ministër, veprimtar e mbrojtës i të drejtave shqiptare n’arenën ndërkombëtare.