Kalendari historik: 14 Janar

14 Janari është dita e 14 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 351 ditë.

Ngjarje

1501 – Martin Luther, 17, hyn në Universitetin e Erfurtit.

1539 – Spanja anekson Kubën. Ishulli i Kubës ishte i banuar nga fise të shumta autoktone para zbulimit nga eksploruesi italian Kristofor Kolombi, në vitin 1492. Pas mbërritjes së Kolombit, Kuba u bë koloni spanjolle. Në vitin 1762, ishulli ra nën kontrollin britanik, para se t’i kthehej Spanjës në këmbim për Floridën. Një seri e rebelimesh gjatë shekullit të 19-të nuk arriti t’i jepte fund sundimit spanjoll. Megjithatë, rritja e tensioneve midis Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara, që arriti kulmin me luftën Amerikano-Spanjolle, më në fund çoi në tërheqjen e Spanjës; në vitin 1902 Kuba fitoi zyrtarisht pavarësinë nga Spanja.

1832 – Shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe shkroi tregimin e tijë të parë të shkurtër “Metzengerstein”.
1858 – Napoleon Bonaparti i ik një tentimi për vrasje.

 

Churchill_V_sign_HU
1943 – LDB: Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill filluan Konferencën e Kazablankës për të diskutuar strategjinë dhe për të studjuar fazën e ardhshme të luftës.

1954 – Hudson Motor Car Company u bashkua me Nash-Kelvinator Corporation dhe formuan American Motors Corporation.

1973 – Koncerti i Elvis Presleyt Aloha (Përshëndetje) nga Hawaii transmetohet drejtpërdrejtë me satelit, duke vendosur rekord në shkueshmëri të një këngëtari solo në historinë e televizionit.

 

2012 – Qeveria shqiptare prezantot zyrtarisht logon për 100 vjetorin e pavarsisë. Logoja është e ralziuar nga Zeni Ballazhi.

 

Vdekje

1676 – Pier Francesco Cavalli, kompozitor italian
1742 – Edmond Halley, astronom anglez
1753 – George Berkeley, filozof irlandez

1898 – Lewis Carroll, matematicient dhe letrar britanez

Pin It