1912 – Presidenti amerikan, Theodore Roosevelt, qëllohet me armë zjarri nga një vrasës i mundshëm në Milwaukee. Ai shpëtoi gjallë nga ky sulm falë palltos së tij të trashë dhe një mori dokumentesh që i mbante në dorë mbështetur në gjoks.
Më 14 tetor të vitit 1947, një avion amerikan ishte i pari që fluturoi me një shpejtësi më të madhe se ajo e zërit. Ky avion u quajt X-One. Avioni eksperimental ishte projektuar në mënyrë të tillë, që të mund të parandalonte shtjellën e ajrit që përplaset në sipërfaqen e avionit me shpejtësinë e zërit. Fluturimin e parë me këtë avion e kreu piloti i forcave ajrore Charles Yeager, i njohur me pseudonimin “Chuck”. Avioni X-One kishte formën e një plumbi, me krahë të shkurtër, dhe atë e lëshuan nga trupi i një bombardieri të modifikuar të Luftës së Dytë Botërore. Kapiteni Yeager i ndezi të 4 motorët e raketës dhe kreu flturimin me shpejtësinë e zërit, duke përshkruar distancën 10 mijë e 500 metra me një shpejtësi rekord prej 1 mijë e 56 kilometrash në orë. Avioni i Chuch Yegar-it ndodhet në Muzeumin Kombëtar të Hapësirës në Washington.
1964 – Lideri i të drejtave njerëzore, Martin Luther King Jr., shpërblehet me çmimin “Nobel” për paqe. Shumën prej 54 mijë dollarësh të këtij çmimi ai e dhuron për të mbështetur të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara. King ishte vetëm 35 vjec, më i riu që ka marrë ndonjëherë këtë cmim.
1964 –Gjatë kohës sa ishte në pushime, Nikita Khrushchev rrëzohet nga pushteti në Bashkimin Sovjetik, duke u zëvendësuar nga Leonid Brezhnjev.
1994 – Lideri palestinez Yasser Arafat dhe dy izraelitë – kryeministri Yitzhak Rabin dhe ministri i Punëve të Jashtme, Shimon Peres – fitojnë çmimin “Nobel” për paqe.
1913 Në Vlorë, shpërthen hapur grindja midis Esad Pashë Toptanit dhe Ismail bej Qemalit. Esadi shpall largimin nga Qeveria e Vlorës dhe krijimin e një qeverie të re.
1933 Gjermania naziste tërhiqet nga Lidhja e Kombeve. Në atë kohë Lidhja e Kombeve kishte ndërmarrë nismën për pakësimin e armatimeve mes vendeve anëtare, krejt e kundërta e asaj që Hitleri donte.
1943 Të burgosurit hebrenj në kampin nazist gjerman të shfarosjes Sobibor në Poloni ngrenë krye, duke vrarë 11 roje dhe plagosur shumë të tjerë. Rreth 300 prej 600 të burgosurve u arratisën, dhe vetëm 50 prej tyre mbijetuan deri në fund të luftës. 300 të burgosurit që mbetën në kamp, u pushkatuan të nesërmen.
1962 Një avion amerikan U 2 me pilot fluturon mbi ishullin e Kubës dhe fotografon raketat sovjetike të afta për mbushje bërthamore duke u instaluar në Kubë.