1759 – Muzeu Britanik hapet në shtëpinë Montague, në Londër. Koleksioni i tij i përhershëm, që numëron rreth 8 milionë vepra, është ndër më të madhenjtë e më i ploti në ekzistencë; aty përfaqësohet ,me ilustrime, artifakte dhe dokumenta, historia dhe kultura njerëzore nga fillimet e saj deri në të tashmen.
1777 – Nju Konnectikut (Vermonti) shpall pavarësinë nga Anglia.
1889 – Kompania Coca – Cola , e njohur si Kompania Mjekësore Pemberton, hap zyrta e saj në Atlanta, Xhorxhia.
1895 – Baletit “Liqeni i Mjelmave” i Çajkovskit, shfaqet për herë të parë St Petersburg, Rusi.
1914 – Ismail Qemali jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë së përkohëshme që e kishte mbajtur qe prej dimrit te vitit 1912.
1943 – Përfundojnë punimet e ndërtesës më e madhe zyrtare në botë, Pentagoni. Punimet kishin filluar më 11 Shtator 1941, pikërisht 60 vjet nga 11 shtatori 2001, kur ndodhën sulmet terroriste. Rreth 100 mijë kilometra kabllo telefonike shtrihen në mbarë ndërtesën 5-këndshe për të mundësuar kryerjen e 200 mijë telefonatave në ditë. Zyra postare e Pentagonit (Departamenti amerikan i Mbrojtjes) kalon nëpët duar 1 milion e 200 mijë letra e pako postare në muaj. Në kulmin e aktivitetit, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Pentagon punonin 33 mijë njerëz.
1962 – Zbulohet Papirusi i Dervenit, dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar në Evropë. Papirusi u gjet në një varr pesë kilometra në veriperëndim të Selanikut. Varri ishte pjesë e një varreze të pasur të qyteti të lashtë “Lete”. Papirusi daton në rreth vitit 340 pes, gjatë mbretërimit të Filipit II të Maqedonisë. Teksti i shkruar në dialektet dorik dhe atik, që fliteshin perkatesisht ne Peloponez dhe Athinë, u botua i interpretuar në vitin 2006 nga shkencëtarë amerikanë e britanikë; sipas tyre, Papirusi i Dervenit është tepër i rëndësishëm për të kuptuar zhvillimet fetare dhe filozofike të kohës së Sokratit. Papirusi mori emrin e fshatit ku u gjet, Derven, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Selanikut.
1999 – Masakra Reçakut: 45 shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës vriten nga forcat serbe të sigurimit.
Lindje
1622 – Molière, shkrimtar francez (vdiq më 1673)
1864 – Isa Boletini, hero kombëtar shqiptar. (v. 1916)
1888 – Kalo Brahim Xhaferaj, luftëtar shqiptar (v. 1974)