15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe shënon përpjekjet e individëve me aftësi të kufizuar të të parit për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet ku ata jetojnë. Kjo ditë ka si qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë për realizimin në praktikë të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar të të parit dhe promovimin e vlerave të tyre.
1582- Papa Gregori XIII implementon kalendarin Gregorian. Në Itali, Polono, Portugali dhe Spanjë, 4 tetori i këtij viti kaloi direkt si 15 tetori.
1844 – Lind filozofi i madh gjerman, Fridrich Wilhelm Nietzsche.
1966 – Një 75-vjeçar nga Teksasi kualifikohet si shoferi më i keq në Amerikë. Ai merr 10 gjoba; nget automobilin 4 herë në krah të kundërt të rruges; godet me makinë 4 persona pa ndaluar në vendin e ngjarjes; dhe shkakton 6 aksidente; të gjitha këto brenda 20 minutave.
1990 – Lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, shpërblehet me çmimin “Nobel” për paqe, për përpjekjet e tij për të zbutur tensionimet e luftës së ftohtë dhe për hapjen e kombit të tij.
2003 – Kina lëshon anijën kozmike Shenzhou 5, ky është misioni i parë hapsinor me njerëz.
2005 – Iraku ratifikon Kushtetutën e re të vendit pas vdekjes së liderit Saddam Hussein.