Kalendari historik, 17 janar

17 Janari është dita e 17 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 358 ditë.

skenderbeu1

1468 – Në Lezhë, vdiq Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (63 vjeç), luftëtar, diplomat, burrë shteti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, kur vdiq, ishin rënduar me tensione, nga veprimtari e negociata jashtë, dhe beteja papushim brenda vendit. Në vitin 1463, pas premtimeve nga Papati, Venediku dhe shtete të tjera në Itali dhe Evropën qendrore për organizimin e një kryqëzate kundër Perandorisë Osmane, veçanërisht, pasi fushata ishte shpallur zyrtarisht nga vetë Papa Pius II, Skënderbeu e shkeli traktatin e paqes me sulltan Mehmetin. Papa papritur vdiq, dhe kryqëzata e premtuar nuk ndodhi, ndërsa trojet shqiptare iu nënshtruan një shkatërrimi sistematik. Historiani Edward Gibons (1737 – 1794) e ka krahasuar Skënderbeun me “Aleksandrin e madh dhe Pirron, bashkëatdhetar i të cilëve Kastrioti ishte”.  Pas vdekjes së Heroit, shumë prijsa e princa të Arbërisë u shpërngulën në Itali. Një numër i madh banorësh (dhjetra mijëra) emigruan gjithashtu, duke formuar koloni të mëdha arbëreshe në Italinë e jugut dhe Sicili. Fortesat kryesore si Kruja dhe Shkodra vazhduan rezistencën edhe për disa vite, dhe pastaj ranë. Historianët thonë se të pakët janë udhëheqës të luftrave për çlirim, si Skënderbeu, të cilët kanë gëzuar njohje kaq të gjerë të veprave të tyre në rrjedhën e pesë shekujve.  Një bibliografi botuar më 1881, përmbante 185 vepra historike, filozofike dhe romane mbi Skënderbeun. Ndërsa bbliografia e botuar në Tiranë (1968) me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, përman mbi një mijë tituj në 21 gjuhë, ndër të cilat edhe në Esperanto.

cervantes_miguel

1605 – Del në shitje botimi i parë  i romanit Don Kishoti i Miguel de Cervantes. Lindur në afërsi të Madridit në 1547, Cervantes shkon ushtar në vitin 1570 dhe plagoset rëndë në betejën e Lepantos. I kapur nga osmanët në vitin 1575, Cervantes kaloi pesë vjet në burg. Ai u lirua më 1580 dhe kthehet në Spanjë, ku vite më vonë arriti suksesin letrar, duke botuar pjesën e parë të romanit Don Kishoti në vitin 1605.

ABCDB044_p

1773 – Kapiteni James Cook bëhet i pari evropian që kalon Antarktikën.

Pin It