Kalendari historik, 17 tetor

giles1-1024x678

17 tetor, Dita Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë

“Varfëria nuk matet vetëm nga të ardhurat e pamjaftueshme. Ajo shfaqet në mundësi të kufizuara në shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera thelbësore, si dhe shumë shpesh, nga mohimi ose abuzimi i të drejtave të tjera themelore të njeriut. Le t’i dëgjojmë dhe t’u vëmë veshin zërave të njerëzve që jetojnë në varfëri. Le të angazhohemi për t’i respektuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut tek të gjithë njerëzit dhe ti japim fund poshtërimit dhe përjashtimit social që njerëzit që jetojnë në varfëri  përballen çdo ditë, duke promovuar përfshirjen e tyre në përpjekjet globale për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme njëherë e mirë dhe për të të gjithë. ” – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

national-geographic-photo-of-the-day-internet-favorites-2015-40__880

1888 – Botohet numri i parë i revistës National Geographic. Në fillim, Revista doli jo rregullisht – materialet ishin vështirë për t’u mbledhur. Por kjo gjendje nuk zgjati shumë; Revisa filloi të bëhej e famshme për hartat dhe persiatjet fotografike të njerëzve dhe vendeve ekzotike. Sot, revista National Geographic ka rreth 8.5 milion parapagues në mbarë botën.

douglas-engelbart

1970 – Douglas Engelbart fiton patentën për miun e parë kompjuterik.

roentgenium_tile

2006 – Emërtimi zyrtar i elementit të 111 kimik Roentgenium (Rg).

madsmadsenalberteinstein3

Më 17 tetor të vitit 1933, Albert Ajnshtajn, njëri prej fizikanëve më të ndritur të të gjitha kohrave, filloi punën si pedagog pranë Institutit për Studime të Përparuara në Universitetin Princetown të shtetit New Jersey. Në Universitetin Princetown, profesor Ajnshtajn mësoi shumë prej studentëve që më vonë u bënë nga fizikanët më të shquar të Shteteve të Bashkuara. Ai shkroi edhe atë që duhet të shihet si njëra prej letrave më të rëndësishme të shekullit 20. Ai paralajmëroi presidentin Franklin Ruzvelt se nazistët po punonin për prodhimin e një bombe atomike shumë të fuqishme. Letra e nxiti presidentin Ruzvelt të krijonte Projektin Manhattan, përpjekjet e fshehta dhe të sukseshme amerikane për zhvillimin e armës atomike para gjermanëve.

mte5ntu2mze2mtc3mda4mtm5

Më 17 tetor 1979, presidenti Jimmy Carter nënshkroi ligjin për krijimin e ministrisë së re të arsimit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Carter e cilësoi arsimin si investimin më të rëndësishëm të vendit.

india-stamp5722mother-teressa

1979 – Nënë Tereza nderohet me Çmimin Nobel për Paqe për punën e saj me të varfërit në Kalkuta të Indisë. Emri i saj i ri ishte Tereza.  Nënë Tereza dhe përkrahësit e saj ndërtuan në Kalkuta shtëpi për jetimët , azile për lebrozët dhe qëndra për të sëmurët pa shpresë shërimi. Organizata Misionaret e Bamirësisë gjithashtu u angazhua në punë dhe ndihma në pjesët e tjera të botës.  Në vitin 2003, Papa Gjon Pali i dytë mori hapin e parë drejt shenjtërimit të saj, duke e lumturuar.

 

Pin It