Kalendari historik, 18 dhjetor

18 Dhjetori është dita e 352-të e kalendarit gregorian (dita e 353-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 13 ditë.

alfonso-xi-vencedor-de-el-salado

 

1495 – Vdiq Alfonsi II, i njohur si Alfonsi i Aragonës, Duka i Kalabrisë, mbreti i Napolit, mbrojtës i poetëve të Rilindjes italiane, djali më i madh i Ferdinandit të Napolit; më 1460, Ferdinandi u mund keq nga rivalët Anzhuinë, por triumfoi pasi në ndihmë i erdhi Skënderbeu. Ky gjest la gjurmë tek Alfonsin 20 vjeçar, i cili kur u bë mbret më 1494 dhe arbërit kishin mbetur pa vatër, ai përkrahu personalisht familjen e Kastriotëve në mërgim; tregoi kujdes të veçantë për një stërnip të Skënderbeut, duke i dhënë disa zotërime në rajonin e Pulias, Kalabri, që do të bëheshin më pas qendra banimi arbëreshe në Itali.

histori-ardiana-farruku-9-638

 

1916 –Lufta e Parë Botërore: Beteja e Verdunit përfundoi kur forcat gjermane nën komandën e Erich von Falkenhayn u mundën nga francezët duke pësuar humbje të mëdha në njerëz.

beteja
1939 – Lufta e Dytë Botërore: U zhvillua Beteja e Heligoland Bight, beteja e parë e madhe ajrore e luftës.

josif

1878 – Lindi Josif Stalin, politikan rus.

Pin It