Ngjarje
1564 – Në Romë, vdiq Michelangelo Buonarotti, piktor italian, skulptor, arkitekt, poet. Një muaj më parë, pas shumë kritikave, kryesisht nga artiste xhelozë sesa nga Papa, pjesët lakuriq të pikturës së tij “Dita e Gjykimit” në tavanin e Kapellës Sistinë, u mbuluan. Mikelanxhelo vdiq i dëshpëruar. Si vetmitar ai ishte njohur edhe kur ishte gjallë (nga disa është parë si qëndrim tipik melankolik i periudhës së Rilindjes që prodhonte art). “Jam shumë i lodhur shpirtërisht e fizikisht, nuk kam asnjë shok, as nuk dua të kem; nuk kam kohë as për të ngrënë; gëzimi dhe dhembja / këto vuajtje janë prehjet e mia”, shkruan Mikelangjelo. Ai ishte ndoshta një nga artistët më të paguar të kohës, dhe prapë qahej. “..jam një njeri i varfër dhe i paguar pak për artin tim, duket se Perëndia më jep vetëm sa për të jetuar për aq kohë sa ka caktuar për mua”. Poezitë e Mikelanxhelos karakterizohen nga një platonizëm; adhurim për femrën që e cilësonte superiore dhe nuk guxonte t’i afrohej.
1787 – Perandori austriak Jozef II ndalon punësimin e fëmijëve nën moshën 8 vjeç.
1828 – Më shume se 100 anije shkatërrohen nga një stuhi e fuqishme në ngushticën e Gjibraltarit.
1861 – SHBA – Jefferson Davis bën betimin si president i Konferederatës, në Montgomery Alabama. Afërsisht dy javë më vonë, 4 mars, Abraham Linkolni do të përurohej si president i Bashkimit – Amerika po kapërcente ngadalë pragun e hyrjes në luftën e përgjakshme civile.
1861 – Vittorio Emanuele bëhet mbret i Italisë
1884 – General britanik Charles Gordon arrin në Khartum të Sudanit për të mbrojtur qytetin nga rebelët (një vit më pas, ai vritet i rrethuar prej tyre). Gordon (1833 – 1885) ishte i famshëm si ushtarak dhe administrator; Ai kishte luftuar në mbarë botën; i njohur si Gordon Pasha, Gordon i Kartumit, Gordon Kinezi. Gordon ishte mik i Ismail Qemalit (1844 – 1919). Në kujtimet e tij, themeluesi i shtetit Shqiptar shkruan : “…ndër kujtimet e mia më të mira është miqësisa e sinqertë me të cilën Gordon më nderoi mua. Kënaqësia jonë më e madhe në ato ditë ishte kur Gordon na tregonte për të gjitha sa kishte bërë, si dhe rreth përvojës së tij në Krime, Armeni, dhe Kinë”.
1885 – Botohet romani “Aventurat e Huckleberry Finn” nga Mark Twain.
1900 – Formohet ekipi i futbollit Ajax i Amsterdamit, apo thjesht Ajax (pas heroit legjendar grek). Historikisht, Ajax është klubi më i suksesshëm në Holandë, dhe një nga “tre tre klubet që kanë mbizotëruar futbollin holandez.
1913 – Piktura “Nude Descending a Stairscase” ekspozohet në Nju Jork. (frëngjisht: Nu descendant un escalier) është një pikturë e vitit 1912 nga Marcel Duchamp. Piktura në kanavacë është konsideruar gjerësisht si klasike moderniste. Para prezantimit të parë në vitin 1912 në Salloni parizian des Indépendants, “Lakuriq duke zbritur shkallët” u hodh poshtë edhe nga kubistët si shumë Futuriste; pastaj u ekspozua në Barcelonë, ku u prit relativisht mirë; dhe gjatë paraqitjes në Armory Show më1913 në Nju York, shkaktoi trazira. Vepra u etiketua si vështrimi i parë i Amerikës në artin modern. Kritika e quajti atë “skandaloze” dhe “të pakuptimtë.” Piktura “Nu descendant un escalier” është sot pjesë e koleksionit të përherëshëm Louis dhe Walter Arensberg në Muzeun e Artit në Filadelfia.
1929 – Jepen çmimet e para Oskar për arritje në kinematografi.
1970 – Presidenti amerikan Riçard Nikson shpall doktrinën e tij, sipas të cilës “Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin në zhvillimin dhe mbrojtjen e aleatëve dhe miqve, por nuk do të angazhoheshin në mbrojtjen e tre vendeve aleate njëherësh
1979 – Dëborë bie në shkretëtirën e Saharës.
2000 – Stjepan Mesić u bë kryetari i dytë i Kroacisë.
2001 – Agjent i FBI-së Robert Hanssen arrestohet për spiunazh për sovjetikët. Ai e pranoi fajin, duke shmangur mundësinë e dënimit me vdekje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
2001 – Dale Earnhardt vdiq në xhiron e fundit gjatë garës Daytona 500 e cila garë u fitua nga Michael Waltrip, duke pilotuar veturën të cilën e posedonte Earnhardt. Djali i tijë Dale Earnhardt, Jr. përfundoi i dyti.
2008 – Afganistani, Kosta Rika, Britania e Madhe, ShBA-të , Franca, Shqipëria, Turqia, Tajvani si dhe organizata OIC e njohën Kosovën si shtet i pavarur.
2013 – Diamante me vlerë 50 milionë dollarë u vodhën gjatë një grabitje të armatosur në aeroportin e Brukselit, Belgjikë.
Lindje
- 1883 – Niko Kazanxaqis shkrimtari i shquar i Greqisë.
Vdekje
- 1564 – Michelangelo Buonarroti, skulptor, piktor, arkitekt dhe shkrimtar italian (l. 1475)
- 1588 – Lucas Cranach i Ri, (younger) piktor gjerman (l. 1515)
- 1927 – Turhan pashë Përmeti, politikan shqiptar, kryeministër i Shqipërisë (L. 1839)
- 1967 – Robert Oppenheimer, fizikan amerikan (l. 1904)
- 2006 – Kel Kodheli, piktor shqiptar
Festa dhe përvjetore