Kalendari historik, 19 Dhjetor

19 Dhjetori është dita e 353-të e kalendarit gregorian (dita e 354-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 12 ditë.

bbc_news_logo

 

1932 – BBC fillon transmetimet ndërkomtare (Shërbimi Botëror i Lajmeve), si radio e Perandorisë britanike. Më 3 janar 1938, u hap shërbimi i parë në gjuhë të huaj, në arabisht. Programet në gjuhën gjermane filluan në mars 1938; deri në fund të vitit 1942 transmetimet u përhapën në të gjitha gjuhët kryesore evropiane. BBC i filloi transmetimet në gjuhën shqipe në vitin 1940; i ndërpreu ato më 1967, për t’i rifilluar më 1993. Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të pakësimit të fondeve, më 28 shkurt 2011, BBC në shqip transmetoi emisionin e saj të fundit në radio. Këmbana e madhe apo Big Ben e Londrës, që hap emisionet e BiBiSi-së, nuk do të binte më për shqiptarët.

hitler

1941 – Lufta e Dytë Botërore: Pas humbjeve të vazhdueshme në frontin rus, Adolf Hitler merr përsipër rolin e Komandantit të Përgjithshëm  të ushtrisë gjermane.

images

 

1986 – Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, liron nga internimi Andrei Sakharov dhe gruan e tij, Yelena Bonner. Sakharov (laureat i çmimit Nobel per paqe, 1975) ishte arrestua më 1980, pas protestave të tij publike kundër ndërhyrjes sovjetike në Afganistan në vitin 1979, dhe u dërgua në internim në Gorki (Nizhny Novgorod). Në dhjetor 1985, Parlamenti Evropian themeloi Çmimin Saharov për lirinë e mendimit, i cili jepet çdo vit për kontributin e shquar në fushën e të drejtave të njeriut. Me këtë çmim janë nderuar edhe Adem Demaçi më 1991; dhe Ibrahim Rugova më 1998.

Pin It