Kalendari historik, 19 nëntor

19 Nëntori është dita e 323-të e kalendarit gregorian (dita e 324-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit mbeten edhe 42 ditë.

gettysburg-address

1863 – Lufta Civile Amerikane – Presidenti Abraham Linkoln mban një fjalim në ceremoninë e përkushtimit të varrezave për ushtarët e rënë në betejën në Gettysburg (1 – 3 korrik 1863). Fjalimi  i tij zgjati vetëm dy minuta, dhe një gazetë e kohës e quajti “fjalim që do të mbulohej nga mjegulla e kohës”. Por ndodhi e kundërta, fjalimi i Getisburgut sot u mësohet fëmijëve të shkollave për recitim, dhe cilësohet si më i rëndësishmi në historinë amerikane; ndërsa gazeta Patriot News, pasardhëse e gazetës Patriot & Union e cila botoi komentin nënçmues më 1863, vetëm pak ditë më parë, 13 nëntor 2013, në një shkrim të saj kërkoi ndjesë duke thëne se redaktorët e asaj kohe nuk e kishin kuptuar “rëndësinë e momentit, elokuencën e përjetshme dhe rëndësinë e vazhdueshme të fjalimit të presidentit Linkoln.” Beteja në Gettysburg, u zhvillua nga data 1 deri më 3 korrik të vitit 1863, fitorja e saj nga ushtria e Unionit shënoi pikëkthesën në luftën civile, që përfundoi më 1865 me fitoren e forcave të bashkimit.

 

hqdefault

1954 – Tele Monte Carlo, kanali më i vjetër televiz privat në Evropë, fillon transmetimet nën pronësinë e  Princit Rainier III.

pele_12

1969 – Futbollisti Pele shënon golin e 1000-të ose O Milesimo. Pele e shënoi këtë gol me penallti gjatë një ndeshje të kampionatit brazilian në stadiumin Maracana, Rio de Janeiro.

 

rugova
2005 – U nda Çmimi i nderit për Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën nga qyteti i Nju Jorkut, SHBA.

 

 

european_antibiotic_awareness_day_2_0
Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët

Pin It