Ngjarje
1878 – Fonografi u patentua nga Thomas Edison.
1879 – Lindi në Shkodër Luigj Gurakuqi; “shqiptar i vlefshëm” do të thoshte At Fishta; “pionier i qytetërimit” mendonte peshkop Noli; “mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, shkroi Padër Anton Harapi.
Nga këto cilësime, del se Luigj Gurakuqi ishte rilindas (dijetar i gjerë me njohuri në shumë fusha njëherësh; hartues, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, ekonomist, i gjendur në të gjitha ngjarjet më kulmore të jetës shqiptare në çerekun e parë të shekullit XX, tepër aktiv e në rol udhëheqës). Pas revolucionit të vitit 1924, Gurakuqi, si shumë pjestarë të qeverisë Noli, ikën nga vendi; për qeverinë e re, kjo ishte periudhë spastrimesh dhe larje-hesapesh. Më 2 mars, ndërsa po hynte në një kafene në Bari të Italisë, Luigj Gurakuqi qëllohet me armë dhe vritet nga një i afërm i tij, Baltjon Stamolla. (Nëno moj, mbaj zi për vllanë/Me tre plumba na i ranë/Na e vran’ e na e shanë/Na i thanë trathëtor) – Fan Noli. Historianët thonë se Stambolla kishte vepruar me nxitje të qeverisë së kryesuar nga president Ahmet Zogu, ose si i paguar nga qeveria për të vrarë një kundërshtar të saj; dhe ata e bazojnë këtë në një letër që Baltjon Stamolla i dërgoi Ahmet Zogut dhe Ceno beg Kryeziut, dy ditë pas vrasjes së Gurakuqit. Letra mban adresën e burgut të Barit, dhe sot ruhet në Muzeun e Shtetit në Shkodër: “Kerkoj mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!… Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)
Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”
1963 – Robert Frost fiton çmimin Bollingen për poezi. Çmimi është themeluar në vitin 1948 nga Paul Mellon, dhe është financuar nga një grant 10.000 dollarë nga Fondacioni Bollingen. Si fondacioni edhe çmimi e marrin emrin nga fshatin Bollingen, Zvicër, ku Carl Jung shkonte për pushime. Për here të parë, Çmimi Bollingen, i administruar nga Libraria e Kongresit, iu dha poetit Ezra Pound, më 1948, për përmbledhjen e poezive të famëshme Pisan Cantos. Zgjedhja për çmim e kësaj vepre të shkruar nga një simpatizant i fashizmit shkaktoi zemërim mes shumë njerëzve në Amerikë; si pasojë e presionit politik, Kongres ia hoqi Librarisë të drejtën për t’u marë me këtë program dhe pjesa e papërdorur e grantit (5 mijë dollarë) iu kthye Fondacionit Bollingen; (për më tepër mbi Ezra Pound shih; Histori: Çfarë ka ndodhur më 30 tetor?).
1985 – Aeroplani Iberia Airlines Boeing 727 u rrëzua në Mount Oiz në Spanjë.
Lindje
- 1473 – Nikolaus Kopernikus, astronom polak
- 1924 – Lee Marvin, aktor amerikan fitues i Academy Awards
- 1940 – Saparmurad Nijazow, politikan nga Turkmenistani
- 1948 – Vasillaq Vangjeli, aktor shqiptar i komedisë dhe dramës
- 1952 – Danilo Türk, politikan slloven
- 1953 – Cristina Fernández de Kirchner, politikane argjentinase
- 1967 – Benicio del Toro, aktor portorikan
Vdekje
- 1951 – André Gide, shkrimtar francez, nobelist
- 2016 – Umberto Eco, shkrimtar italian
Festa dhe përvjetore
- Turkmenistani – Dita e Flamurit