21 Dhjetori është dita e 355-të e kalendarit gregorian (dita e 356 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 10 ditë.
Ngjarje
1620 – William Bradford dhe anija Mayflower me pelegrinët në bord mbërrin në vendin që njihet tani si Plymouth Rock, Massachusetts.
1804 – Lindi Benjamin Disraeli; politikan konservator britanik, shkrimtar, aristokrat, dy herë Kryeministër, dhe i vetmi deri më sot me prejardhje hebraike i zgjedhur në këtë post në Britani. Ai njihet edhe për udhëtimin 17 muajsh (qershor 1830 – tetor 1831) nëpër Spanjë, Maltë, Shqipëri, Greqi. Në shkrimet dhe letrat e tij, Disrael shprehet i mahnitur veçanërisht me kostumet shqiptare.
1826 – Kolonët amerikanë në Nacogdoches të Teksasit meksikan, shpallin pavarësinë, duke filluar kryengritjet që çuan në beteja dhe përfundimisht në shkëputjen nga Meksika dhe krijimin e republikës së Teksasit më 1836.
1968 – Programi Apollo: Apollo 8 niset nga Qendra e amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e Tokës, hynë në orbitën e Hënës, dhe të kthehet në mënyrë të sigurtë në Tokë. Ekuipazhi tre-astronautësh – Frank Borman, James Lovell, William Anders – u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt anën e errët të Hënës. Anijes iu desh tre ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag te Krishtlindjeve astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shkikuesit në Tokë. Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit Xhon Kenedi për zbritjen e një njeriu në Hënë përpara fundit të viteve 1960. Apollo 8 u kthyen në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me 3 astronautët u përplas në ujrat në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor.
1990 – Qeveria e Shqiprisë urdheron heqjen e te gjitha simbolet dhe bustet dhe permendoret e Stalinit.
Lindje
1804 – Benjamin Disraeli, skrimtar dhe politikan britanik
1815 – Thomas Couture, artist francez
1853 – Isolde Kurz, shkrimtare gjermane
1878 – Jan Lukasiewicz, filozof dhe matematicient
1879 – Josif Visarionaviç Stalin, udheheqes i Bashkimit Sovjetik, nga 1922 deri ne 1953 (v. 1953).
1917 – Heinrich Böll, shkrimtar gjerman Nobelist 1972
1918 – Kurt Waldheim, politikan austriak, kryetar i Austrisë nga 1986–1992, dhe sekretar gjeneral OKB1972-1981
1926 – Erik Bergman, kompozitor suedez
1930 – Kalevi Sorsa, politikan finlandez
1938 – Bedri Myftari, shkrimtar shqiptar
Vdekje
72 – Apostulli Thomas, martir dhe shenjtor i Izraelit (lindi 1 AD)
1375 – Giovanni Boccaccio, shkrimtar itaian (l. 1313)
1907 – Klara Hitler, Austrian mother of Adolf Hitler (l. 1860)
1935 – Kurt Tucholsky, shkrimtar dhe gazetar gjermano-suedez (l. 1890)
1940 – F. Scott Fitzgerald, shkrimtar amerikan (l. 1896)
1941 – David Howard, regjisor amerikan (l. 1896)
1945 – George S. Patton, gjeneral amerikan (l. 1885)
1952 – Kenneth Edwards, American golfer (b. 1886)
1958 – Lion Feuchtwanger, shkrimtar gjermano-amerikan (l. 1884)
1983 – Paul de Man, filozof belgo-amerikan (l. 1919)