Kalendari historik, 21 janar

21 Janari është dita e 21-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 344 ditë.

7965585._UY200_

 

1789 – Romani i parë amerikan, “The Power of Sympathy” publikohet në Boston, Masaçusets. Romani, botuar nga Isai Thomas, dhe shkruar në formë epistolari (letër-këmbimi) nga William Hill Brown, flet mbi rreziqet e pasioneve të pa kontrolluara. Libri mbron edukatën morale dhe të menduarit racional, si mënyra për të parandaluar pasojat e joshjeve ose të vepruarit nisur nga pasionet.

Russian revolutionary leader Vladimir Ilich Lenin is shown in 1918 at an unknown location.  Lenin, in 1918, split with the Left Social Revolutionaries and renamed the Bolsheviks the Russian Communist Party.  (AP Photo)

1924 – Në Moskë, vdiq Vladimir Ilyich Lenin – Ai u bë revolucionar  kur vëllai i tij, Aleksandër Ulyanov, u ekzekutua (1887) për pjesëmarrje në një komplot kundër car Alexandrit. Lenini studioi për ligj, por  e ndërpreu shkollën kur u dëbua nga Rusia – Ai praktikoi ligj për pak kohë, por shpejt hoqi dorë, duke e përqëndruar vemendjen në studimin e veprave të Karl Marksit dhe në propagandën mes punëtorëve. Lenini u internua në Siberi në vitin 1895 dhe pas mbarimit të dënimit më 1900 u dëbua nga Rusia dhe u kthye vetëm kur qeveria ishte e zënë me Luftën e parë Botërore, dhe ai pati mundësiL për t’u mare me revolucion. Pas fitores së revolucionit të tetorit 1918, Lenini u bë kryetar i Këshillit të komisarëve të Popullit (të gjitha postet e rëndësishme i mori për vete). Trocki dhe Stalini ishin bashkëpuntorët e tij më të afërt, por asnjërit nuk i besonte. Bolshevikët (që u bënë më pas Parti Komuniste) shpallën se Revolucioni i Tetorit kishte  vendosur diktaturën proletare. Aktet e para të qeverisë së re ishin heqja e pronësisë private të tokës dhe shpërndja e saj mes fshatarëve. Bankat u shtetëzuan, kontrolli punëtor u vendos mbi prodhimin e fabrikave. Ateizmi zëvendësoi zyrtarisht doktrinën e fesë. Opozita u shtyp me dhunë nga ÇEKA (policia politike nën Xherzhinskyn). Brenda 4 viteve, 1918 – 1922, Lenini kishte eliminuar të gjithë kundërshtimin e organizuar dhe u kishte mbyllur gojën, me frikë a dhunë, fraksioneve armiqësore brenda partisë. Në fakt, Lenini kishte vendosur jo një diktaturë proletare, por diktaturë të Partisë Komuniste, e cila zotëroi hierarkinë sovjetike në të gjitha nivelet. Më 1922, Lenini  pësoi një goditje në tru, dhe humbi aftësinë për të folur. Në një testament që kritikon Stalinin, shkruar në prag të vdekjes, Lenini rekomandoi heqjen e Stalinit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të partisë. Por, pas vdekjes së Leninit – me fuqitë  e shumta që Stalini kishte akumuluar – ky testament u mbajt i fshehur, dhe Stalini doli fitues në garën për postin e Leninit.

1AhmetZogu

1925 – Republika e parë shqiptare: Ahmet Zogu thirri në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane. 62 nga 64 deputetë u bindën për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare u shpall, me Zogun si President, duke  zevendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e dalë nga Kongresi I Lushnjes (1920), e cila u shfuqizua.

images

1950 – Në Londër vdiq Eric Arthur Blair –  emri i tij i penës, George Orwell – romancier dhe eseist, lindur në Bengal, Indi më 1905; shkolluar në Angli; shërbeu 7 vjet në Birmani për Policinë Mbretërore indiane; u kthye në Evropë dhe në vitin 1933 botoi librin e tij të parë, “Down and Out in Paris and London”, përshkrim autobiografik i viteve të varfërisë së vetë-detyruar. Më 1936 shkon në Luften e Spanjës për të shpëtuar republikën, por plagoset rëndë dhe kthehet në Londër. Orwell shkroi dhjetra ese politike. Prirjet e tij, thuhet se ishin të majta. Por ai ishte kritik i mprehtë i imperializmit, fashizmit, kapitalizmit, dhe stalinizmit, të cilat i shihte, pa dallim, si forma të shtypjes politike. Veprat e tij shprehin shqetësim për kushtet sociale=politike të kohës, sidomos për liritë njerëzore. Libri “Animal Farm” (1946) është legjendë satirike mbi dështimin e stilit sovjetik të komunizmit, ku “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”; Por edhe libri “Nineteen Eighty – Four “ (1949) është një roman profetik që përshkruan dystofinë (e kundërta e utopisë), ku njerëzit shohin vetëm ëndërra të këqia, dhe de-humanizmin e njerëzve në një shtet të fuqishëm kapitalist totalisht të automatizuar,  ku “Vëllai i madh po ju shikon”.

Pin It