21 Shkurti është dita e 52-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 313 ditë.
Ngjarje
1272 – U themelua Mbretëria e Arbërisë
1431 – Në selinë ushtarake të mbretit anglez në Paris, fillon një gjyq. Gjykohet Zhan d’Ark, një vajzë fshatare në Francën mesjetare; adoleshente, analfabete, me besim se Perëndia e kishte zgjedhur për të udhëhequr vendin në luftën për çlirim nga Anglia. Lufta, që do të zgjaste 100 vjet, filloi kur Henri V i Anglisë sulmoi Francën pasi mendonte se princi francez i kurorës, Çarles, ishte i paligjshëm. Zhan d’Ark ishte 17 vjeç, pa asnjë përgatitje ushtarake, kur e bindi princin Charles për ta lejuar të udhëhiqte sulmin për çlirimin e Orleansit. Nga dëshpërimi, pa asnjë shpresë për fitore, princi nuk kishte ç’të humbiste dhe ia dha komandën: Zhan d’Ark, për habinë e të gjithëve, e fitoi betejën; princi Çarls u bë mbret i Francës dhe Zhan d’Ark u bë e njohur si “Bija e Orleansit”. Pastaj ajo kërkoi që ofensiva të vazhdonte, por gjeneralët nuk donin, dhe për ta hequr qafe, ia dorëzuan pabesisht forcave kundërshtare, që e gjykuan për magji, e dënuan për herezi, dhe më 1431 e dogjën në turrën e druve. Shumë vite a shekuj më vonë, Kisha Katolike do ta shpallte Zhan d’Arkën martire dhe shenjtore, ndërsa Shekspiri, Volteri, Michelet, Schiller, Mark Twain, Anatole France, George Bernard Shaw dhe të tjerë të shumtë për t’u përmendur demostruan heroizmat dhe fatin e saj fatal me shkrimet e tyre.
1677 – Në Hagë, vdiq Baruch Spinoza (45 vjeç) – hebre portugez, emigrant në Holandë – ndoshta filozofi i vetëm i përshatshëm edhe për kohët moderne, thonë: “…kështu liria e vërtetë vjen vetëm me njohjen e motiveve të veprimeve tona. Duke njohur natyrën e ndikimit të dëshirës mbi pasionin, ne pastaj mund të jemi në gjendje të përpiqemi për paqen e mendjes që sjell pa-anshmëri të arsyes….Pra, liria nuk është e lehtë, ashtu si të gjitha gjërat e tjera fisnike, aq të vështira sa edhe të rralla”. Në vitin 1927, shtëpia ku Spinoza vdiq, u kthye në muze.
1842 – John Greenough fitoi patentën e parë për makinën për qepje.
1878 – Libri i parë me numra telefonik u paraqit në New Haven, Connecticut.
1925 – Botohet numri i parë i The New Yorker, revistë amerikane thuajse e përjavëshme (47 numra në vit) me reportazhe, komente, kritika, persiatje, letërsi, satirë, karikatura, dhe poezi. Edhe pse komentet dhe reportazhet shpesh përqëndrohen në jetën kulturore të Nju Jorkut, revistasta ka një audiencë të gjerë në mbarë Amerikën. Ajo është e njohur për kapakët e saj të ilustruar me karikatura shpesh nga tema të dites, si dhe për komentet mbi kulturën popullore; vëmendje të posaçme New Yorker i kushton prozës moderne me përfshirjen e tregime të shkurtra dhe kritikës letrare. New Yorker (me rreth 80 faqe) boton edhe pjesë nga shkrimtarë të njohur, edhe të huaj. Në numrin e fundit të dhjetorit 2005, për shembull, letërsia shqipe u përfaqësua me romanin e shkurtër nga Ismail Kadare, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptarë, përballë pasyrës së një gruaje” (The Albanian Writers’ Union as Mirrored by a Woman).
“Që Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë të vihej në lidhje krahasuese me një lavire, kjo do të më dukej një kundruallsi tejet vulgare, siç janë zakonisht metaforat e shpërdoruara, sidomos pas rënies së komunizmit….”(IK)
1936 – Demonstrata e bukës shpërtheu në Korçë, e cila në historinë tonë ka hyrë si një nga revoltat më të medha popullore.
1937 – Lidhja e Kombeve shpalli nënshkrimin e marrëveshjes që ndalonte “vullnetarë” të huaj të merrnin pjesë në Luftën Civile Spanjolle. Gjermania, Italia, dhe Bashkimi Sovjetik vazhdimisht e shkelën këtë marrëveshje, Franca herë pas here, vetëm Britania i mbeti kryesisht besnike.
1953 – Francis Crick dhe James D. Watson zbuluan strukturën e molekulave të ADN-së.
2004 – Itali – Në Romë themelohet Partia e të Gjelbërve, organizimi i parë politik evropian i veprimtarëve të mjedisit.
2007 – Kryeministri italian Romano Prodi paraqet dorëheqjen. Kërkesa e tij refuzohet nga presidenti Giorgio Napolitano.
2008 – Estonia, Italia, Danimarka dhe Luksemburgu e njohën Kosovën si shtet i pavarur.
Lindje
- 1832 – Haxhi Zeka, luftëtar shqiptar
- 1914 – Andrea Varfi, shkrimtar shqiptar
- 1962 – Artur Gorishti, aktor dhe regjisor shqiptarë
- 1987 – Ellen Page, aktore kanadeze
Vdekje
- 1984 – Mihail Šolohov, shkrimtar rus, nobelist