21 Shtatori është dita e 264-t e kalendarit gregorian (dita e 265-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 101 ditë.
Ngjarje
1784 – Botohet gazeta e parë e përditshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “The Pennsylvania Packet and Daily Advertiser”.
1964 – Malta pavarësohet nga Britania e Madhe.
1981 – Belize pavarësohet plotësisht nga Mbretëria e Bashkuar.
1981 – Në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, 21 shtatori ishte shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Ndërsa, dekada e fundit është shpallur Dekada e Paqes dhe Mospërdorimit të Dhunës për Fëmijët e Botës.
1985 – Korea Veriore dhe Korea Jugore hapin kufijtë në programin e bashkimeve familjare.
1991 – Armenia fiton pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.
o Lindje
1840 – Murat V, sulltan i mbreterisë osmane
1842 – Abdulhamid II, sulltan i mbreterisë osmane
1853 – Heike Kamerlingh Onnes, fizikant holandez
1866 – Herbert George Wells, letrar britanik
1931 – Larry Hagman, aktor amerikan
1934 – Leonard Cohen, kantautor kanadez
1947 – Stephen King, letrar amerikan
1950 – Bill Murray, regjizor, aktor dhe producent amerikano-irlandez
1951 – Aslan Alijeviq Mashadov, politikan çeçen
1966 – Kiefer Sutherland, aktor kanadez
o Vdekje
1327 – Edvard II, mbret anglez.
1860 – Arthur Schopenhauer, filozof gjerman
1991 – Ante Paraxhik, politikan kroat
1998 – Ahmet Krasniqi, strateg ushtarak shqiptar
Festa dhe përvjetore
Dita Ndërkombëtare e Paqes