Kalendari historik: 22 Janar

22 Janari është dita e 22-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 343 ditë.

Ngjarje

1816 – George Gordon Byron përfundon vëllimin poetik “Parisina” & “Siege of Corinth”. Kjo date përkon edhe me përvjetorin e lindjes së tij (22 janar 1788).  I njohur si Lord Bajron, dhe figurë udhëheqëse i rrymës romantike në letërsi,  ndër veprat më të njohura të tij janë “Don Juan”, “Childe Harold’s Pilgrimage” dhe poezia lirike “She Walks in Beauty”. Lord Byron konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj britanikë dhe vazhdon të lexohet gjerësisht. Pasioni i tij ishin udhëtimi dhe jeta pa kufizime; ai la gjurmë në Evropë, sidomos në Itali, ku jetoi për 7 vjet; më pas u bashkua me Luftën greke për Pavarësi nga Perandoria Osmane; grekët e nderojnë atë si hero kombëtar. Gjatë qëndrimit në Greqi, Byroni u prek nga ethet dhe vdiq në Missolonghi më 1824, në moshën 36 vjeçare. Lord Byron është përshkruar shpesh si aristokrat pompoz, romantik i bujshëm, sa famëkeq për stilin e jetesës aq i famshëm e i admiruar si poet; ai ishte vetë-mërgues; njeri i lukseve, shpenzues pa masë duke lënë pas borxhe të mëdha. Lord Byron mbahet mend edhe për vizitën në oborrin e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. “Në letrën dërguar nënës” Byron shkruan:  “Aliu është vetëm formalisht i varur nga Porta e lartë. Ai është njeri i fuqishëm, sa i sukseshëm aq edhe mizor me kundërshtarët. Bonaparti i dërgoi Aliut një kuti burnoti me foton të tij. Pashai tha se kutia ishte shumë e mirë, por foton e nënçmoi, pasi ai nuk pëlqente as origjinalin.”

1881 – Obelisku i lashtë egjiptian “Gjilpërave e Kleopatrës” ri-ngrihet në Parkun Qendror të Nju Jorkut. Gjilpëra e Kleopatrës është emri popullor për secilin nga tre obeliskët e lashtë të shkulur nga Egjipti the të ri-ngritur në Londër, Paris dhe Nju Jork gjatë shekullit XIX. Edhe pse Obeliskët quhen ‘Gjilpërat e Kleopatrës” ata nuk kanë asnjë lidhje me Mbretëreshën Kleopatra VII të Egjiptit, pasi kanë qenë në ekzistencë mbi një mijë vjet para saj.

1889 – Columbia Phonograph u formua në Washington, DC.

1914 – Vlorë –  Qeveria e përkohshme e Shqipërisë heq dorë nga pushteti dhe ia dorëzon atë Komisionit Ndërkomëtar të Kontrollit për të qeverisur vendin deri në arritjen e princ Vidit. Ismail Qemali, ish-kryetari i qeverisë, bëhet gati të vetë-mërgojë në Francë. Menjëherë, Komisioni i Kontrollit e fton Esad Pashë Toptanin të ndjekë shembullin e Ismail Qemalit, por Esadi nuk pranon.

1992 – Misioni STS-42 – Dr. Roberta Bondar u bë gruaja e parë kanadeze që ka udhëtuar në hapësirë.

1997 – Madeleine Albright u bë gruaja e parë sekretare e Shteteve të Bashkuara.

Lindje

1561 – Francis Bacon, filozof anglez (vdiq më 1626)

1788 – George Gordon Byron, shkrimtar anglez

1891 – Antonio Gramsci, filozof dhe teoricen italian (v. 1937)

Vdekje

1973 – Lyndon B. Johnson, president i ShBA-ve

Pin It