Kalendari historik: 23 Nëntor

 

23 Nëntori është dita e 327 e kalendarit gregorian (dita e 328 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 38 ditë.

Ngjarje

534 pes – Sipas disa burimeve të lashta greke, përfshi Aristotelin, Thespis nga Icaria (Dionisi i sotëm, Greqi) bëhet aktori i parë që luan në skenë. Në burime të tjera, thuhet se ai ishte i pari aktor kryesor, përveç korit. Thespis ishte këngëtar rapsod që shoqërohej nga kori me fjalë ose tingull zëri (iso). Duke përfituar nga suksesi, Thespis bëhet gjithashtu aktori i parë i shfaqjeve në turne. Në piktura, relieve a pershkrime të lashta Thespis shpesh paraqitet duke tërhequr një karrocë si aktor shetitës.

 

1644 – Poeti anlgez John Milton boton pamfletin Areopagitica  – trakt në prozë kundër censurën dhe lejes për të botuar. Historikisht, Areopagitica është mbrojtja filozofike më me ndikim dhe më e zjarrta e parimit të së drejtës për lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Areopagitica është konsideruar si një nga mbrojtjet më elokuente të lirisë së shtypit shkruar ndonjëherë, pasi parimet e shprehura formojnë bazën për arsyetimet moderne të kësaj të drejte. Areopagitica u botua në kulmin e Luftës Civile Angleze. Ajo titullohet Areopagitikos, sipas një kodre në Athinë – vendi i gjyqeve legjendare kundër shprehjes – ku Sokrati, (shek. V pes), zhvillonte tubimet dhe dialoget e tij. Milton nuk kishte ndërmend t’a mbante fjalimin e tij me gojë, por e shpërndau atë në formë pamfleti, duke sfiduar me këtë botim të njëjtën censurë që e ndalonte të botonte pa leje.

 

1924 – Edwin Hubble shpall zbulimin e tij shkencor, duke thënë se Andromeda nuk është një mjegullnajë brenda galaktikës sonë, siç besohej deri atëhere, por është në fakt një tjetër galaktikë, Rruga e Qumështit, dhe kjo është vetëm një prej shumë galaktikave të tilla në gjithësi.

 

1936 – Revista amerikane LIFE rilind si revistë fotografike dhe gëzon sukses të menjëhershëm. Shqiptaro amerikani Gjon Mili, punoi si fotograf për revistën LIFE nga viti 1938 deri më 1984, dhe u shqua për serinë e fotove sipas sekuencave të lëvizjes në film.

 

1940 – Lufta e Dytë Botërore : Rumania bëhet nënshkruese e Paktit Tripalësh, (Gjermani, Itali, Japoni) duke iu bashkuar  zyrtarisht fuqive të Boshtit.

 

1959 – General Charles de Gol, President i Francës, mban një fjalim në Strasburg duke shpallur vizionin e tij për një “Europë nga Atlantiku në Urale”.

 

2006 – Në Londër, vdiq Owen Pearson, studiues kulturash latine, greke, evropiano lindore; prej viteve 1930 tepër i përkushtuar në historinë shqiptare. Lindur në vitin 1919, arsimuar në Londër, për rreth 40 vjet profesor i latinishtes dhe greqishtes; më 1947 fillon grumbullimin, seleksionimin, klasifikimin, ruajtjen e artikujve e lajmeve të prera nga një numër gazetash ku flitej për Shqipërinë; synimi i tij ishte hartimi i një historie të plotë të hollësishme të Shqipërisë moderne. Gjatë viteve, Owen Pearson krijoi 54 vëllime me artikuj gazetash, si dhe një bibliotekë personale prej mbi 700 libra e materiale studimore mbi çështjet shqiptare. Megjithëse historinë bashkëkohore të Shqipërisë, që i kishte vënë qëllim vetes, nuk arriti t’a mateializojë, Owen Pearson bëri dicka tjetër, njësoj ose ndoshta më të rëndësishme; ai krijoi një kronologji të saktë të historisë së Shqipërisë nga viti 1908 – 1998. Kjo përpjekje monumentale plot pasion, mund e këmbëngulje pasqyrohet në më shumë se 1900 faqe në 3 vëllime në librin me titullin “Albania in the Twentieth Century: a History” (London  2004, 2006), që mendohet të jetë vepra më e detajuar mbi historinë shqiptare botuar ndonjëherë në anglisht. (RE)

1644 – U botua Areopagitica nga John Milton.

Lindje

 

1760 – François Noël Babeuf, radikal francez

1804 – Franklin Pierce, presidenti i 14-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

1837 – Johannes Diderik van der Waals, fizikant holandez

1906 – Sait Faik Abasıyanık, letrar turk

1920 – Paul Celan,shkrimtar gjerman

1941 – Franco Nero, aktor italian

1964 – Yoshiki, muzikant japonez

1992 – Miley Cyrus ,aktore, këngëtare dhe tekste shkruese amerikane

Vdekje

 

1991 – Klaus Kinski, aktor gjerman

1966 – Grigor Vitez,shkrimtar kroat, dhe perkthyes (* 1911.)

Pin It