24 Dhjetori është dita e 358 e kalendarit gregorian (dita e 359 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 7 ditë.
Ngjarje
1851 – Washington DC – Digjet Biblioteka e Kongresit. Në prag të Krishtlindjeve, një shkëndijë nga një sobë në Bibliotekën brenda Kapitolit shkaktoi zjarr dhe djegien e shumë prej koleksionit të Bibliotekës. Pas zjarrit, arkitekti Thomas Walter krijoi dhomën e parë metalike të padepërtueshme nga nxehtësia a zjarri. Kjo dhomë mbeti në përdorim për 46 vjet, deri në 1897, kur Biblioteka e Kongresit u vendos në ndërtesën e njohur tani si Thomas Jefferson Building.
1924 – Shqipëria shpallet republikë: Ahmet Zogu hyri triumfalisht në Tiranë pas rrëzimit të Fan Nolit. Deri atëherë Shqipëria ishte principatë. Zogu i kërkoi parlamentin për të përcaktuar një sistem qeverisës. Parlamenti miratoi shpejt një kushtetutë të re, shpalli Shqipërinë republikë, dhe i dha Zogut kompetenca të pakufizuara (diktatoriale). Kushtetuta parashikonte një republikë parlamentare me një president të fuqishëm si në krye të shtetit edhe të qeverisë. Asambleja Kombëtare e zgjodhi Ahmet Zogun president për një mandat shtatë-vjeçar, dhe po kjo Asamble, me pak ndryshime kushtetore, e shpalli Zogun mbret më 1 shtator 1928. Deri në vitin 1991, Zogu ishte i vetmi shqiptar që kishte mbajtur titullin “President i Repubikës”. Gjatë viteve të komunizmit Shqipëria kishte Kryetar të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
1943 – Lufta e Dytë Botërore: Generali amerikan Dwight D. Eisenhower caktohet Komandanti i Lartë i forcave Aleate në Evropë. Ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe mbikëqyrjen e pushtimit të Afrikës së Veriut në Operacionin Torch më 1942-43) dhe pushtimin e suksesshëm të Francës dhe Gjermanisë (1944-45). Në vitin 1951, u bë komandanti i parë i lartë i NATO-s. Eisenhower ishte nga Pensilvania; të parët e tij kishin emigruar nga Holanda për arsye fetare. Eisenhower u diplomua nga akademia ushtarake West Point; pas Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si Shefi i Shtabit të Ushtrisë nën Presidentin Harry S. Truman; pastaj mori postin e Presidentit të Universitetit Kolumbia; u zgjodh president i 34 i Shteteve të Bashkuara; shërbeu për dy mandate (1953 – 61); vdiq në vitin 1968, në moshën 79 vjeçare.
Lindje
1881 – Juan Ramón Jiménez, shkrimtar spanjoll
1910 – Fritz Leiber, shkrimtar amerikan
1914 – Herbert Reinecker, shkrimtar gjerman
Vdekje
1850 – Frédéric Bastiat, shkrimtar francez
1863 – William Makepeace Thackeray, letrar anglez
1927 – Vladimir Bechterev, neurolog rus
1973 – Nils Johannisson, aktor suedez
1975 – Bernard Herrmann, kompozitor amerikan
1982 – Louis Aragon, shkrimtar francez