Kalendari historik: 24 korrik

24 Korriku është dita e 205-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 160 ditë.

Ngjarje

1701 – Francezi Antoine de la mothe Cadillac krijon një pike tregtare në Fort Pontchartrain, që më vonë do të njihej si Detroit, Michigan. Dy industrialistë, William H. Murphy dhe Henri M. Leland, e nderuan themeluesin e qytetit duke përdorur emrin e tij, Cadillac, për kompaninë e tyre në vitin 1902. Detroit u bë qendra botërore e prodhimit të automobilave në shekullin e 20.

1823 – Skllavëria u braktis në Kili.

1847 – Pas 17 muaj endjesh e udhëtimi, Brigham Young mbërrin me 148 pasues mormonë në luginën Salt Lake, duke rezultuar në krijimin e qytetit Salt Lake. Kjo ditë përkujtohet si festë shtetërore në Utah.

1901 – Shkrimtari amerikan O. Henry lirohet nga burgu në Columbus, Ohio pasi shërbeu tre vjet për përvetësim të hollash nga një bankë ku ai punonte. Emri i tij ishte William Sydney Porter, lindur më 1867; i njohur me emrin e penës O. Henry, shkrimtar, mjeshtër tregimesh të shkurtra. Më 23 nëntor, 2011, Barack Obama citoi O. Henrin gjatë ceremonisë së faljes së dy gjelave të quajtur “Liri” dhe “Paqe”, me rastin e ditës së Falenderimeve. Në shtator 2012, dy avokatë nga Teksasi paraqitën një kërkesë për falje pas-vdekjes të shkrimtarit të madh; po atë vit shërbimi postar amerikan lëshoi pullën me fotografinë e O. Henrit. Përpjekje të mëparshme janë bërë për faljen e O’Henrit, pas vdekjes – nga administratat Woodrow Wilson, Dwight Eisenhower dhe Ronald Reagan – por deri më 2012, askush nuk ishte munduar të paraqiste një kërkesë formale.  O. Henri vazhdon të mbajë “njollën” e tij në biografi si i dënuar ordiner.

1969 – Apollo 11 zbret pa probleme në Oqeanin Paqësor.

1977 – Mbaroi lufta katër ditore mes Libanit dhe Egjiptit.

Lindje

1802 – Alexandre Dumas , letar francez

1857 – Henrik Pontoppidan, letrar danez fitues çmimit Nobel 1917.

1864 – Frank Wedekind, letrar gjerman

Vdekje

2000 – Ahmad Shamlou, shkrimtar dhe gazetar iranian

Pin It