25 Shkurti është dita e 56 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 309 ditë.
Ngjarje
138 – Perandori Romak Hadrian adapton Antoninus Piusin që automatikisht u bë pasues i tijë.
1570 – Mbretëresha Elizabeth I e Anglisë, çkishërohet nga Papa Pius V – Për të ardhur në fron, ajo kishte ekzekutuar motrën e vet, Mari, mbretëreshë e skocezëve. Gjatë mbretërimit të Elizabetës së parë – deri në vdekje e saj më 1603 – Anglia provoi një nga periudhat më të suksesshme; William Shakespeare, Edmund Spenser, Francis Bacon, Walter Raleigh, Francis Drake, dhe figura të tjera të rëndësishme dolën në letërsi dhe eksplorim; Anglia u njësua si komb; u bë fuqi e madhe evropiane dhe detare; u zhvillua në tregti, industri, dhe hyri në epokën e kolonizimeve.
1837 – U patentua motori i parë elektrik nga Thomas Davenport.
1859 – Avokatët përdorin për herë të parë me sukses taktikën e mbrojtjes së një të pandehuri, duke e shpallur të çmendur për të provuar pafajësinë.
1870 – Hirami Revels bëhet afrikano-amerikani i parë senator – ai plotësoi mandatin e Jefferson Davis, i cili ishte largua nga Senati për t’u bërë president i konfederatës.
1901 – J.P. Morgan formon Korporatën amerikane të çelikut, korporata e parë miliarda dollarëshe në botë. J.P. Morgan ishte investitor, industrialist, bankier, zotërues i sistemeve të kumunikimit dhe transportit detar; i njohur edhe si filantropist e koleksionist i veprave të artit. JP Morgan ishte president i Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork. Pas vdekjes, koleksioni i tij u vendos në krahun Pierpont Morgan të muzeut, ku përfshihet edhe “Thesari shqiptar i Vrapit” (punime artizanale, kryesisht argjendari, nga mesjeta e herëshme në trojet e Shqipërisë së mesme).
1907 – Drama “Philanderer” (Feministi) nga George Bernard Shaw shfaqet për herë të parë në Londër. Fan Stilian Noli mbante korrespondecë me Bernard Shaw-n. Kur Noli botoi librin “Bethoven and French Revolution”, ai i dërgoi një kopje të librit, dhe Shaw iu përgjigj: “Peshkopi ia ka kushtuar jetën e tij fesë në vend që tia kushtonte letërsisë!”
1945 – LDB: Turqia i shpalli luftë Gjermanisë.
1954 – Gamal Abdul Nasser u zgjodh kryeministër i Egjiptit.
1932 – Emmigranti austriak Adolf Hitler merr shtetësinë gjermane.
1956 – Hrushovi denoncon Stalinin në Kongresin XX të Partisë Komuniste Sovjetike.
1969 – Gjermania i jep 5 milionë dollarë një grupi terrorist arab si çmim për lirimin e udhëtarëve dhe ekuipazhit të një avioni të rrëmbyer prej tyre.
1978 – Vrasësi Ted Bundy u arrestua në Florida.
1983 – Vdiq Tennessee Williams (72 vjeç), një nga dramaturgët më të njohur amerikanë të shekullit të 20-të, autor i më shumë se 70 dramave, përfshi “A Streetcar Named Desire”, 1947. Williams ishte edhe poet. Heavenly Grass / Bar qiellor, nga Tennessi Williams
(fragment, shqipërim)
1992 – U vranë rreth 613 civilë nga forcat armeneze gjat një konflikti në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhan
1994 – Amerikano-izraeliti Dr. Baruch Kappel Goldstein në xhami duke u lutur vrau 29 palestinezë dhe plagosi 125 të tjerë.
2000 – Partia suedeze Demokracia e Re falimentoi financiarisht.
2006 – Popullata botërore arrin shifrën 6.5 miliardë.
2008 – Belgjika njohu Kosovën si shtet të pavarur.
2013 – Presidenti kuban Raul Kastro njofton se nuk do të kërkojë një mandat tjetër në vitin 2018.
Lindje
- 1842 – Karl May, shkrimtar gjerman (vdiq më 1912)
- 1861 – Rudolf Steiner, filozof austriak
- 1887 – Norbert Jokl, albanolog austriak
Vdekje
- 1865 – Otto Ludwig, letrar gjerman