Kalendari historik, 26 dhjetor

26 Dhjetori është dita e 360 e kalendarit gregorian (dita e 361-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 5 ditë.

492px-portrait_of_george_washington

1799 – Katër mijë vetë përcjellin funeralin e Xhorxh Uashingtonit; “i pari në luftë, i pari në paqe, i pari në zemrat e amerikanëve”, siç tha atë ditë ligjvënësi Henry Lee. Uashingtoni kishte vdekur më 14 dhjetor, në moshën 68 vjeçare. Si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara (1789-1797), komandant i përgjithshëm i Ushtrisë kontinentale gjatë Luftës Revolucionare, dhe një nga themeluesit e Shteteve te Bashkuara, Uashingtoni cilësohej “ati i kombit” që kur ishte gjallë. Ai kryesoi Kuvendin që hartoi Kushtetutën; krijoi traditën e dorëzimit dhe kalimit paqësor të pushtetit; nuk pranoi për të shërbyer për një mandat të tretë si president; dhe ia dorëzoi detyrën nënpresidentit John Adams.

wagonwithfamilies

1846 – Një grup njerëzish që ishin nisur drejt perëndimit amerikan, të bllokuar për disa javë nga dëbora në rajonin malor të Sierra Nevadës, mbetën pa ushqim, dhe kthehen në kanibalizëm. Ata ishin një grup emigrantësh që po udhëtonin në karvan drejt Kalifornisë. Ngjarja ka hyrë në histori si Donner Party (Donner është emri i liqenit pranë vendit ku ndodhi ngjarja). Nga 87 anëtarët e karvanit, vetëm 48 mbijetuan. Historianët e kanë përshkruar këtë ngjarje si një nga tragjeditë më të tmerrshme në historinë e Kalifornisë dhe të emigrimit drejt perëndimit amerikan.
 26-1419594182-time-magazine
1982 – Për herë të parë, Njeriu i Vitit në revistën amerikane TIME ishte jo-njeri. Ky titull nderi iu dha Kompjuterit “për ndikimin e madh për mirë a keq në jetën njerëzore.”
Pin It