Kalendari historik: 26 korrik

26 Korriku është dita e 207 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 158 ditë.

Ngjarje

1656 – Rembrandt van Rijn shpall falimentim. Me pikturat e tij bënte para shumë, por shpenzonte më shumë – e kishte filluar rrugën e artit me portrete, e përfundoi pa u larguar kurrë nga dëshira për të përkujtuar njerëzit duke i pikturuar. Kur ishte 25 vjeç, iku nga fshati në qytet; gjeti punë në një studio pikturash dhe prej asaj kohe kërkesa për punimet e tij ishin të pandalshme – bëri para, sukses, famë – biografët thonë se falimentimi financiar erdhi kur bleu një shtëpi të madhe në Breestraat, sot shtëpi-muze.

1757 – Beteja e Plasseyes.

1788 – Nju Jork u bë shteti i 11-të në Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian në shërbim të Francës, i cili zbuloi Gjirin e Nju Jorkut më 1524. Pastaj, Henry Hudson, anglez i punësuar nga holandezët, arriti aty më 1609 dhe lundroi deri në lumin që tani mban emrin e tij, Hudson; po atë vit, pjesa veriore e Nju Jorkut u eksplorua për Francën nga Samuel de Champlain. Në vitin 1624, i pari vendbanim i përhershëm hollandez, u themelua në Fort Orange (tani Albany). Një vit më vonë Peter Minuit bleu Ishullin Manhattan nga indianët për pak para dhe themeloi koloninë holandeze të Nju Amsterdamit, e cili iu dorëzua anglezëve më 1664 dhe mori emrin Nju Jork. Sot shteti Nju Jork renditet i gjashti në SHBA për prodhim; industritë kryesore janë shtypi dhe botimi,  pajisjet elektronike, dhe instrumentet. Konventat e biznesit dhe turizimi janë gjithashtu burim i rëndësishëm të ardhurash. Shteti i Nju Jorkut është i pasur me ferma bujqësore e blegtorale, dhe është prodhues kryesor verës.

1875 – Lindi në Zvicër Carl Gustav Jung, mjek (themelues i psikologjisë analitike). Jung thoshte se si fëmijë kishte qenë njeri i mbyllur, i heshtur, i vetmuar. Në moshën 12 vjeçare Jung u godit rëndë ng një shok shkollw sa humbi vetëdijen. Pas kësaj atij i binte të fikët vazhdimisht. Prindërit dhe mjekët u bindën se Jung vuante nga  epilepsia. Një ditë, rastësisht, Jung dëgjoi përindërit e tij duke biseduar të shqetësuar se djali i tyre, me sëmundjen që kishte, kurrë nuk do të jetë në gjendje të punojë dhe të mbështesë veten. Më vonë, Karl Jung shpjegoi se dëgjimi i kësaj bisede ishte takimi i tij i parë me neurozat dhe psiko-analitikën.

1953 – Fidel Castro udhëheq një sulm të pa suksesshëm në Moncada Barracks, kështu fillon Revolucioni Kubanez.

1952 – Zonja e parë e Argjentinës, Eva Peron, vdiq në Buenos Aires në moshën 33 vjeçare. Gruaja e dytë e Juan Peron, me të cilin ajo u martua në vitin 1945,  praktikisht bashkë-qeverisi Argjentinën gjatë 6 viteve të tij si president. Eva, aktore e panjohur para se të takohej me Juan Peronin, u bë aktive në politikë dhe ndihmoi në organizimin e demonstratave masive të punëtorëve që siguruan lirimin e Juan Peronit nga burgu (tetor, 1945). Pasi Peroni u bë president, Evita, siç filloi të njihej, u bë ministre e shëndetësisë dhe e punës. Ajo formoi Fondacionin Eva Peron të ndihmës sociale, përkrahu të drejtat e grave, të punës, dhe të varfërit. Pas vdekjes së saj nga kanceri në moshën 33-vjeçare, regjimi Peronit ra.
“Mos qaj për mua Argjentinë
Sepse kurrë nuk të braktisa
Gjatë gjithë ekzistencës
Unë e mbajta premtimin
Ti mos mba distancë” (Evita Peron)

Lindje

1856 – George Bernard Shaw, shkrimtar irlandez, vdiq më 1950

1885 – Andre Maurois, shkrimtar francez, vdiq më 1967

1894 – Aldous Huxley, shkrimtar anglez, vdiq më 1963

1915 – Dhimitër Shuteriqi, shkrimtar dhe poet

1944 – Nexhat Daci, politikan kosovar

1979 – Edona Llalloshi, këngëtare shqiptare

 

Pin It