Kalendari historik, 26 mars

26 Marsi është dita e 85 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 280 ditë.

Ngjarje

1904 – Lindi Joseph Campbell, mytologist amerikan, shkrimtar dhe pedagog i njohur për punën e tij në mitologjinë krahasuese. Vepra e tij mbulon shumë aspekte të përvojës njerëzore. Filozofia e tij është përmbledhur shpesh thënien; “Ndiqni lumturinë tuaj”. Joseph John Campbell vdiq më 30 tetor 1987.

Rrugë e hapur… nga Josef Kampbell

(shqipërim)

Futu në pyll

në pikën më të errët,

ku nuk ka rrugë.

Udha e hapur,

Eshtë e dikujt tjetër.

Nuk je në rrugën tënde.

Nëse ndjek gjurmët e tjetrit,

Nuk do të mund të kuptosh

As potencialin tënd.

1931 – SwissAir themelohet si linja ajrore kombëtare e Zvicrës. Swissair konsiderohet një nga linjat ajrore më të mëdha ndërkombëtare dhe njihet si “Flying Bank” (Bankë Fluturuese) për shkak të stabilitetit financiar të kësaj linje ajrore.

 

Lindje

1951 – Rexhep Mala,Hero i Kombit Shqiptar

1876 – Princ Vidi, Mbret i Shqipërisë (vdiq më 18 prill 1945)

1942 – Erica Jong, letrare amerikane

1982 – Princi Leka, pinjoll i familjes mbretërore Zogu

Vdekje

1827 – Ludwig van Beethoven, kompozitor gjerman (lindi më 1770)

1902 – Cecil Rhodes, politikan britanik (lindi më 1853)

 

 

Pin It