Kalendari historik, 28 shkurt

28 Shkurti është dita e 59 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 306 ditë.

1533 – Lindi Michel Eyquem de Montaner – Montaigne – (vd. 1592) shkrimtar më me ndikim i Rilindjes franceze. Ai njihet për popullarizimin e eseve si zhanër letrar, dhe cilësohet si ati i skepticizmit modern. Montaigne u bë i njohur për aftësinë për të ndërthurur mendimin serioz intelektual me anekdota të zakonëshme nga jeta e tij personale – libri i tij voluminoz “Essais” (persiatje ose gjykime) përmban, edhe sot, disa nga esetë më me ndikim të shkruara ndonjëherë. Montaigne influencoi drejtpërdrejt shkrimtarë e filozofë në të gjithë botën, përfshi Deskartes, Paskal, Shakespeare, Ruso, Emerson, Nietzsche, Zweig, etj. Në kohën e tij, Montaigne admirohej më shumë si burrë shteti sesa si autor. Në esenë “Me mjete të ndryshme ne arrijmë të njëjtin përfundim”Montaigne flet edhe mbi heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe tregon se“në një rast Skënderbeu i zemëruar po ndiqte një ushtar të tij për ta vrarë, ngaqë ky kishte guxuar ta fyente. Pas shumë thirrjeve dhe lutjeve për ta falur, kur pa se asnjëra prej tyre nuk e zbuti zemërimin, ushtari vendosi të nxirrte shpatën dhe t’i dilte përballë prijësit të tij. Guximi i ushtarit bëri që Skënderbeu të ndalej dhe zemërimi t’i zbutej përballë burrërisë. Ai ia fali jetën ushtarit, madje kurrë nuk ia kujtoi fyerjen që i kishte bërë…”

1835 – Dr Elias Lonnrot publikon poemën epike finlandeze “Kalevala”, e cila luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e identitetit kombëtar finn, dhe në forcimin e ndjenjës së shtetësisë që përfundisht çoi në pavarësinë e Finlandës nga Rusia në vitin 1917. Lonnrot botoi versionin e parë të quajtur Kalevala e Vjetër. Versioni i njohur sot u botua në vitin 1849 dhe përbëhet nga 22.795 vargje, i ndarë në 50 këngë. Titulli mund të interpretohet si “Vendi i Kalevas”

(shqipërim)
“Na ishte një here një plak i moçëm,
përjetësisht i urtë, gjithmonë i drejtë,
Vainamein, jetonte në Vainalasën pjellore
Të Kalevas, dhe këndonte për njerëzit
Ditëtëve të arta, dhe netëve tregonte
Histori të lashta, të fillimeve të largta sot
Fëmijët s’i këndojnë, s’i kuptojnë as të rriturit
Flokëzbardhur në këto troje të shkreta.”

 

1998 –Lufta e Kosovës: Policia serbe fillon ofensivën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Lufta e Kosovës ishte konflikt i armatosur në Kosovë, që zgjati nga 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999. Ajo u luftua nga forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe grupi kryengritës i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, i njohur si UÇK, me mbështetje ajrore nga NATO. Lufta përfundoi me Traktatin e Kumanovës, ku forcat jugosllave ranë dakort të tërhiqen nga Kosova për t’i hapur rrugën një pranie ndërkombëtare.

 

 

Pin It