29 Janari është dita e 29 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 336 ditë.
Ngjarje
1595 – Romeo dhe Juliet e William Shekspirit u vu në skenë për herë të parë në Londër (të paktën kështu është pranuar). Krahas Hamletit, Romeo e Juliet është pjesa më e shfaqur e Shekspirit dhe jashtëzakonisht popullore që kur ai ishte gjallë. Romeo e Juliet është gjithashtu një nga dramat e para shekspiriane e shfaqur jashtë Anglisë; një version i shkurtër dhe i thjeshtuar i saj u shfaq në vitin 1604 në Bavari, Gjermani.
1613 – Galileo Galilei vëren Neptunin, por nuk arrin të njohë atë që sheh, disa thonë, i penguar nga mjegulla. Librat e historisë thonë se planeti Neptun u zbulua a përcaktua nga mesi i viteve 1800, pas shumë spekulimesh.
1635 – Themelohet Akademia Franceze, një nga shoqëritë letrare më të famshme në Evropë
1802 – John Beckley bëhet bibliotekari i parë i Kongresit amerikan. Paga e tij ishte 2 dollarë ditë. Kur pozita e bibliotekarit u krijua më 26 janar 1802, Presidenti Thomas Jefferson i kërkoi mikut të tij ,John Beckley, nëpunës i Dhomës së Përfaqësuesve, për të zënë këtë post. Dhe Beckley shërbeu njëkohësisht në të dy postet. Beckley kishte lindur në Angli më 4 gusht 1757, dhe erdhi në Virxhinia në moshën 11 vjeçare, si shkrues gjykate. Kur u rrit, ai shërbeu në disa poste gjithnjë e më të rëndësishme politike. Dhe kur qeveria e Virginia u zhvendos nga Williamsburgu në Richmond, Beckley u bë anëtar i këshillit bashkiak dhe pastaj kryebashkiak. Kur John Beckley vdiq më 1807, djali i tij Alfred trashëgoi disa hektarë tokë në atë që sot është Virxhinia Perëndimore, dhe ndërtoi shtëpinë e parë të një fshati, sot qyteti Beckley.
1845 – Poema “Raven” (Korbi) u botua për herë të parë në gazetën Evening Mirror në Nju Jork; Edgar Allan Poe (1809 – 1849) përdori pseudonimin Quarles në këtë botim. Stili i poemës ishte i ri, ashtu edhe emri i rremë i autorit. Më vonë, Poe do të shprehej në esenë e tij “The Poetic Principle ” se nuk i pëlqente didaktizmi dhe alegoria, edhe pse besonte se kuptimi në letërsi duhet të jetë nën sipërfaqe. Shkrimet me kuptime të dukshme, shkruante ai, pushojnë së qeni art. Poe besonte se shkrimi i mirë duhet të jetë i shkurtër dhe të përqëndrohet në një efekt të veçantë. Ai besonte se shkrimtari duhet të llogarisë me kujdes çdo ndjenje dhe ide. “Këtë mënyrë rigoroze, ndoqa kur shkrova poemën “Korbi”, thotë Poe në esenë “The Philosophy of Composition”.
Për njohjen e Poes në shqip, një rol të madh si përkthyes luajti Fan Noli në fillim të shekullit XX. E njëjta strofë, e shqipëruar nga Noli:
KORBI
1-
“Një mes-natë të bezdisur
Tek këndonja i zalisur
Disa pralla dhe magjira
Të një shkence të harruar,
Tek dermitnja i kapitur
Befas vjen një e trokitur,
Me ngadalë e goditur
Përmi derë t’ odës sime.
“Dikush është, thashë, jashtë
Që troket mi derën time –
Vetëm kjo, dhe asgjë më.”
1861 – Kansas u bë shteti i 34 i ShBA-ve.
1888 – Ne Sanremo, Itali vdiq anglezi Edward Lear artist, ilustrues, autor, poet, piktor i punësuar për të udhëtuar e vizatuar zogj e kafshë, peisazhe, njerëz e veshje, shtëpi, kështjella në rajonin e Mesdheut; si fushë veprimi Lear zgjodhi Shqipërinë e Greqinë, dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij. Lear ishte i njohur si autor me pseudonimin më të gjatë; Prizzikalo Kattefello Ablegorabalus Ableborinto (akush nuk mund të thotë se nga u nis Edward për krijimin e shprehjeve të tilla që tingëllojnë paksa ballkanikë. Edward Lear lindi në një fshat afër Londrës në vitin 1812, i 20-i mes 21 vëllezërve e motrave. Endërra e ti ishte ilustrumi i një libri me poezi nga “poeti laureat i Anglisë dhe Irlandës”, Alfred Tennyson. Gjatë viteve të fundit të jetës, Lear u vendos në një fshat afër Sanremos, Itali, ku edhe vdiq më 1888. Në pllakën e varrit të tij janë gdhendur disa vargje rreth malit Tomor, që Alfred Tennyson i shkroi kur lexoi librin e Learit Mbi udhëtimet në Greqi e Shqipëri.
1896 – Mjeku amerikan Emil Grube u bë i pari që përdori rrezatimin për kurimin e kancerit të gjirit në klinikën e tij Rose Lee të Çikagos.
1911 – U botua në Sofje gazeta e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare “Liria e Shqipërisë”
1920 – Walt Disney fillon punën e parë si artist, me pagë 40 dollarë në javë për firmën DK Slide CO. Walt do të bëhej një figurë e madhe e industrisë të filmit të animuar në Amerikë e në botë. Walt Disney (1901 – 1966), së bashku me vëllain e tij Roy Disney, themeloi Walt Disney Productions, më pas kompania më e njohur filmike në botë, sot Walt Disney Company, me të ardhura vjetore prej 45 miliardë dollarësh.
1978 – Suedia ndalon përdorimin e spërkatjes me aerosol për shkak të efektit të dëmshëm për shtresën e ozonit, duke u bërë kështu vendi i parë që miratoi një mase të tillë.
1996 – Teatri i Operës së Venedikut. “Feliks”, u shkatrrua nga zjarri për herë të dytë në historinë e tij.
1999 – Grupi i Kontaktit thërret qeverinë serbe dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës që më 6 shkurt t’i fillojnë bisedimet në Rambuje.
Lindje
1860 – Anton Çehov, dramaturg, aktor dhe tregimtar rus i njohur për tregimin “Kopshti i qershive”
Vdekje
1962 – Vdiq violinisti i famshëm me origjin austriake, Fritz Kreisler
1991 – Hasan Dosti, jurist, gjykatës, ministër Drejtësie, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.