1793 – John Graves Simcoe vendosi të ndërtojë fortesë dhe koloni në Toronto.
1836 – Përurohet i Harku i Triumfit në Paris, Francë – ndërtuar për ata që luftuan dhe vdiqën për Francën në revolucionin francez dhe në luftërat e Napoleonit. Në faqet e Harkut janë gdhendur emrat e të gjitha fitoreve franceze dhe gjeneralëve që i udhëhoqën ato. Nën kupën e Harkut qëndron varri i ushtarit të panjohur nga Lufta e Parë Botërore. Harku i Triumfit në Paris ishte harku më lartë triumphal (50 metra) deri në përfundimin të Monumentit të Revolucionit në kryeqytetin meksikan në vitin 1938 (67 metra i lartë). Harkun e Triumfit në Phenian, përfunduar në vitin 1982, është modeluar sipas Harkut francez të Triumfit, dhe është pak më shumë se 60 metra i lartë.
1848 – Në Tipperary, një revoltë nacionaliste e pasuksesshme kundër udhëheqësisë Britanisë u shua nga policia.
1851 – Annibale de Gasparis zbulon asteroidin 15 Eunomia.
1913 – Fuqitë e mëdha bien dakord që Shqipëria të vendoset nën sovranitetin e princit gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich (shqip Princ Vidi ose Princ Vilhelm Vidi). Gruaja e tij, princesh Sofia e Saksonisë (1885-1936) rridhte nga familja e njohur Gjika me origjinë shqiptare. Mbretëresha Elisabeth e Rumanisë, kur mësoi se Fuqitë e Mëdha, ishin në kërkim të një aristokrati si mbret të Shqipërisë, përdori ndikimin për të emëruar nipin e saj, Vidin në këtë post. Përfundimisht Fuqitë e Mëdha evropiane – Austrio-Hungaria, Britania, Franca, Gjermana, Rusia dhe Italia – zgjodhën Vidin për të qeverisur Shqipërinë e re të pavarur. Njoftimi u shpall zyrtarisht në nëntor 1913 dhe vendimi u pranua nga Ismail Qemali, kreu i qeverisë së përkohshme në Vlorë. Në vitin 1913, evropiano perëndimorët e konsideronin Shqipërinë një vend të varfër, pa ligje, të prapambetur; shtypi francez i referohej Vidit si “le Prince de Vide”, që do të thotë “Princ i Zbrazëtisë”. Vidi dhe gruaja e tij, princesh Sofia mbërritën më 7 mars 1914 në Durrës, ku u pritën me entuziasëm të madh, festimet zgjatën rreth 1 javë. Por me Shqipërinë në gjendje lufte civile që nga korriku 1914, me Greqinë që kishte zënë jugun e vendit, dhe me fuqitë e mëdha në luftë me njëra-tjetrën, regjimi i Vidit ra, dhe princi u larguar nga vendi më 3 shtator 1914. Vidi shkoi fillimisht në Venecia, pastaj u kthye në Gjermani si kapiten në ushtrinë perandorake me emrin e luftës, “Konti i Krujës”. Pas luftës, Vidi ende ushqente ambicje për t’u rikthyer në Shqipëri, pavarësisht se Gjermania kishte dalë e humbur nga lufta. Shpresat e Vidit morrën fund më 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall zyrtarisht republikë me president Ahmet Zogun, më pas mbret. Princi Vidi vdiq me 1945 në Predeal, Rumani, në moshen 69 vjeçare, duke lënë djalin e tij, princin Karol Viktor, si trashëgimtar të pretendimeve për fronin shqiptar.
1921 – Adolf Hitler bëhet udhëheqës i Partisë Nacional Socialiste (Naziste), paraardhëse e Partisë së Punëtorëve Gjermanë (DAP).
1957 – U themelua Agjensioni Ndërkombëtarë i Energjisë Atomike.
1958 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower nënshkruan Aktin Kombëtar të Aeronautikës dhe Hapësirës, duke krijuar Administratën e Hapësirës (NASA).
1981 – Lady Diana Spencer martohet me Çarlsin, Princ i Uellsit.
1987 – Kryeministrja britanike Margaret Thatcher dhe presidenti i Francës, François Mitterrand, nënshkruajnë marrëveshjen për të ndërtuar një tunel nënujor (Eurotunel) në Kanalin anglez, që lidh brigjet e të dy vendeve.
1993 – Gjykata e Lartë e Izraelit liron të dyshuarin si roje kampi nazist, John Demjanjuk, nga të gjitha akuzat. John Demjanjuk, lindur në Ukrainë më 1920, kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara pas luftës së dytë botërore, dhe punoi në industrinë e automobilëve derisa doli në pension. Ai kishte qenë ushtar në Ushtrinë e Kuqe sovjetike, dhe rob lufte. Pas lirimit nga Izraeli, Gjermania ngriti akuza të njëjta kundër tij. Edhe pse mbijetues i kampeve naziste të përqendrimit, Demjanjuk u dënua në vitin 2011 në Gjermani për krime lufte, për ndihmën në vrasjen e 27.900 hebrenjve gjatë shërbimit si roje me emrin Ivan Demjanjuk në kampin nazist të shfarosjes në Sobibor në afërsi të Polonisë. Ai e apeloi vendimin, gjithmonë duke këmbëngulur se ishte identifikuar gabim. Ndërsa priste përgjigjen nga gjykata gjermane e Apelit, Demjanjuk vdiq më 2012. Si rrjedhim, ai konsiderohet i pafajshëm në bazë të ligjit gjerman, dhe dënimi i mëparëshëm u shfuqizua. Sipas gjykatës shtetërore të Mynihut, Demjanjuk nuk ka të kaluar kriminale.
Lindje
- 1883 – Benito Mussolini, diktator fashist në Itali gjatë luftës së dytë botërore
- 1985 – Besart Berisha, futbollist shqiptar
Vdekje
- 1951 – Ali Sami Yen, themelues i Galatasaray Sports Club (l. 1886)
- 1994 – Dorothy Crowfoot Hodgkin, kimist britanez, Nobelist (l. 1910)