3 Shkurti është dita e 34-t e vitit, deri në fund të tij janë edhe 331 ditë.
Ngjarje
1488 – Bartolomeo Diaz arriti në Cape of Good Hope (Kepi i shpresës së mirë)
1690 – Kolonia Masaçusets emeton paratë e para letër në Amerikë .
1783 – Spanja njeh pavarësinë e Shteteve të Bashkuara.
1815 – Në Zvicër themelohet fabrika e parë për prodhimin e djathit për qëllim komercial.
1924 – Vdiq Woodrow Wilson, ish-president i SHBA-së 1913 – 1921. Për Wilsonin është folur; shqiptarët e kanë cilësuar atë si mikun e tyre më të madh, ndërsa amerikanët si një nga presidentët më të mirë. Thonë se Wilsoni ishte edukator prandaj u bë edhe politikan. Kjo duket nga rruga që ndoqi për në Shtëpinë e Bardhë. Emrin e kishte Thomas Woodrow Wilson, lindi më 28 dhjetor 1856 në qytetin e vogël jugor të Staunton, Virginia, në fëmijëri e rini e thërrisnin Tommy. I ati ishte prift presbiterian, puna ia kërkonte të lëvizte kudo nëpër Amerikë, veçanërisht në jug. Kujtimet më të hershme të Wilsonit (9 vjeç) ishin ato të Luftës Civile; ai pa ushtarët e Bashkimit duke marshuar në qytetin Augusta, Xhorxhia; nënën e tij duke ndihmuar të ushtarët e plagosur në spital; komandantin e përgjithshëm të forcave të jugut Robert E. Lee kur kaloi nëpër qytet nën rojet e Bashkimit pas dorëzimit në Appomattox. Tommy gjithashtu pa varfërinë dhe shkatërrimin e jugut gjatë viteve të para të Rindërtimit. Edhe pse i shqetësuar nga shikimi i dobët dhe dysleksia që vonon të mësuarit për të lexuar, Wilson ishte një djalë normal dhe nuk u humbi aspak kohë. Në vitin 1873, Tommy 17 vjeç regjistrohet në Kolegjin Davidson në Charlotte, Karolina e veriut. Pastaj hyri në fakultetin juridik të Universitetit të Virxhinias, avokatura nuk i pëlqeu, e la, shkon në Universitetin Johns Hopkins, Baltimore dhe merr Ph.D. në shkencat historike e politike. Në moshën 28 vjeç, Wilson martohet me Ellen Louise Akson, 25 vjeç. Deri në vdekjen e saj në gusht 1914, ajo do të ushtrojë një ndikim të fortë, duke e inkurajuar për të punuar për mirëqenien e të varfërve dhe për reforma politike dhe ekonomike. Wilson dëshironte të bëhej politikan, kishte ëndërruar të bëhet senator për të arritur presidencën. Më 1888 pranoi pozitën si professor i jurisprudencës dhe ekonomisë politike në Princeton, ku dha leksione për dymbëdhjetë vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, Thomas Wilson botoi nëntë libra, duke përfshirë një biografi të George Washington dhe një histori pesë vëllimesh të Shteteve të Bashkuara. Kur u emërua president i Universitetit Princeton bordi drejtues priste thjesht disa reforma. Por presidenti i parë jo klerik i kësaj shkolle, e transformoi institucionin e vjetër në universitet modern. Wilson bëri emër. Në vitet e fundit në Princeton, ai u kontaktua nga Partia Demokrate në lidhje me kandidim për guvernator të Nju Xhersit në vitin 1910; Wilson ra dakord, thonë se ai nuk kishte nevojë për fushatë, të gjithë e njihnin, dhe fitoi. 2 vjet më vonë atë e priste Shtëpia e Bardhë.
1947 – Temperatura më e ulët e arritur ndonjëherë në Amerikën Veriore është -63 gradë Celsius në Snag, Yukon.
Lindje
- 1972 – Jesper Kyd, kompozitor
- 1974 – Besim Gashi, skulptor dhe piktor kosovar
- 1987 – Elvana Gjata, këngëtare shqiptare
Vdekje
- 1924 – Woodrow Wilson, kryetari i 28-të i SHBA-së (lindi më 1856)
- 1936 – Princesha Sofi, Mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Princ Vidit (lindi më 21 Maj 1885)
- 1997 – Bohumil Hrabal, shkrimtar çek (lindi më 1914)