3 Shtatori është dita e 246-të e kalendarit gregorian (dita e 247 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 120 ditë.
Ngjarje
301 – Pavarësia e San Marinos
590 – St. Gregory I u zgjodh Papë.
1783 – Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar ndërmjet Britanisë në njërën anë, Francës, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në anën tjetër, i dha fund revolucionit amerikan.
1892 – Ekipi futbollistik anglez Nottingham Forest zhvilloi ndeshjen e parë të tyre në ligë që ishte kundër ekipit Everton FC e që përfundoi me regultat 2-2.
1920 – Lufta e Vlorës përfundoi me dëbimin e forcave pushtuese italiane nga territori i Shqipërisë.
1933 – Yevgeniy Abalakov ngjitet në pikën më të lartë të Bashkimit Sovjetik – Communism Peak që ka lartësi 7495 m.
1939 – Lufta e Dytë Botërore: Franca, Britania e Madhe , Zelanda e Re i Australia i shpallin luftë Gjermanisë.
1967 – Gjatë mbremjes u ndërruan anët e trafikut rrugorë nga vozitja në të majtë në vozitjen në të djkathtë.
1976 – Programi Viking: Fluturakja “U.S. Viking 2” aterron në sipërfaqen e Marsit, ku analizon sipërfaqen dhe klimën, duke dërguar në Tokë fotot e para nga ky planet.
1984 – Së paku 1.300 persona vdesin dhe qindra të tjerë lëndohen pasi tajfuni godet pjesën jugore të Filipineve.
1995 – U themelua kompania virtuale eBay.
1998 – Aeroplani i kompanisë “Swissair”, që fluturonte në relacionin New York-Geneva, bie në brigjet e Nova Scotia.
Lindje
1187 – Louis VIII, mbret francez
1471 – Friedrich I, mbret danez dhe norvegjez
1936 – Zine el-Abidine Ben Ali, politikan tunizian
1965 – Charlie Sheen, aktor amerikan
1969 – Senad Brkiq, futbollist boshnjak
Vdekje
1658 – Oliver Cromwell, politikan, ushtarak anglez.
1883 – Ivan Sergejeviç Turgenjev, letrar rus
1991 – Frank Capra, regjisor, producent dhe skenarist amerikan.