Ngjarje
1647 – Skocezët bien dakord për t’ ia shitur mbretin Charles I Parlamentit anglez për 40 sterlina. Dy vjet më vonë, mbretit i pritet koka. Më 1661, Oliver Cromwell, ekzekutohet ritualisht dy vjet pasi kishte vdekur; prerja e kokës kryehet pikërisht në përvjetorin e ekzekutimit të monarkut Charles, që ai vetë e kishte rrëzuar.
1797 – Kongresi amerikan refuzon të pranojë një peticion nga zezakët. Në vitin 1800, popullsia e Shteteve të Bashkuara arriti 5 milionë e 300 mijë banorë, mes të cilëve 1 milionë ishin zezakë.
1818 – Poeti John Keats shkruan sonetin “When I have a Fear”. Lindur në Londër, Angli, më 31 tetor 1795, Keats ia kushtoi jetën e tij të shkurtër (26 vjeç) përsosjes së poezisë mbushur me imazhe të gjalla, ndjenja të thella dhe mendim filozofik. Në vitin 1818 ai shkoi për një shëtitje buzë liqenit. Ajri i lagësht dhe mbieksitimi gjatë këtij udhëtimi nxorrën në pah simptomat e para të tuberkulozit, sëmundje që i morri jetën më 23 shkurt 1821.
“When I have a Fear”
(Kur unë kam frikë)
-shqipërim-
Kur unë kam frikë se mund të mos jem më
Para penës plot mendime vërshojnë
Dhe pirgu i lartë i librave, në dysheme,
Si depo që mban grurin e shirë pas korrjeve;
Kur hedh vështrimin në faqen e Yjeve të natës,
Simbole gjigandë me re të një romance në qiell,
Mendoj se kurrë nuk do të jem në gjendje të jetoj
Për të prekur hijet e tyre me duart magjike të fatit;
Dhe kur ndjehem, krijesë e dashur për një kohë,
Se kurrë nuk do të mund të vështroj më drejt teje,
Kurrë nuk kam për të shijuar pushtetin e drejtë
Të dashurisë së papasqyruar – dal në breg
Në botën e gjerë, qëndroj i vetëm, dhe mendoj
Derisa dashuria dhe fama në boshllëk fundosen.
1835 – Atentati i parë kundër një Presidenti të Shteteve të Bashkuara; Richard Lawrence përpiqet të vrasë presidentin Andrew Jackson në Dhomën e Përfaqësuesve, por u kap nga disa kongresmenë.
1897 – u themelua në Sofje me nismën e shoqërisë “Dëshira” shtypshkronja “Mbrothësia”.
1925 – Qeveria e Turqisë dëbon nga Stambolli Patriarkun Konstandin VI, vetëm 43 ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Pas kësaj, Konstadini mërgon në Greqi dhe jep dorëheqjen nga kreu I Patriarkanës.
1933 – Adolf Hitler bën betimin si kancelar i Gjermanisë – “Unë do ta përdor fuqinë time për mirëqenien e popullit gjerman…”, u betua ai me dorën mbi kushtetutë, dhe kur me sy të përlotur doli nga pallati presidencial si kancelar i ri, nazistët dhe simpatizantët e tij të mbledhur shpërthyen në brohoritje: “U krye! ” bërtiti Hitleri – dhe vetëm nazistët e dinin se çfarë donte të thoshte. Brenda disa javësh, Hitleri do të bëhej diktator absolut i Gjermanisë dhe vuri në lëvizje ngjarje që do të rezultonin në Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e gati 50 milionë njerëzve përmes luftimeve ose asgjësimit të qëllimshëm.
1908 – Mahatma Gandi lirohet nga burgu në Afrikën e Jugut (në atë kohë koloni britanike). Ai ishte dënuar me 2 muaj burgim për mosbindje civile. Po më 30 janar, 40 vjet më vonë, Gandi, udhëheqësi politik dhe shpirtëror indian, do të vritej në Nju Delhi nga një ekstremist hindu.
1951 – Ethet e kuqe: Belgjika refuzon të lejojë komunistët për të mbajtur fjalime në radio.
1964 – Programi Ranger: U lansua Ranger 6.
1976 – George H. W. Bush u bë drejtori i 11-të i CIA-s.
1982 – Richard Skrenta shkroi kodin e virusit të parë kompjuterik i quajtur “Elk Cloner” që është 400 rreshta i gjatë dhe merret si një program për rinisje të kompjuterëve Apple.
1994 – Péter Lékó u bë mjeshtër i madh i shahut, më i riu në botë në atë kohë.
1996 – Gino Gallagher, udhëheqësi i dyshuar i INLA-s, u vra duke pritur në radhë për përfitimet e të pa punësuarve.
1996 – Kometa Hyakutake u zbulua nga astronauti amator japonez Yuji Hyakutake.
2003 – Belgjika legalizoi ligjshëm martesën e gjinisë së njëjtë.
2005 – U zhvilluan zgjedhjet parlamenatre në Iraku.
Lindje
1882 – Franklin Delano Roosevelt, presidenti i 32-të i SHBA-së († 1945)
1924 – Doroti Malone, aktore amerikane
1926 – Tish Daija, kompozitor shqiptar († 2004)
Vdekje
1649 – Charles I, mbret së Anglisë dhe Skocisë (l. 1600)
1948 – Mahatma Gandhi, aktivist etnik nga India (l.1869)
1951 – Ferdinand Porshe, inxhinier i auomobilizmit austriak , krijues i Folksvagenit “bubë” (l. 1875)
2010 – Fadil Ferati, politikan