30 Tetori është dita e 303-të e kalendarit gregorian (dita e 304-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 63 ditë.
1493 – Christopher Columbus zbulon ishullin Dominica.
1735 – Në Braintree u lind John Adams, presidenti i dytë i SHBA-ve. Djali i tij do të bëhet presidenti i gjashtë amerikan.
1961 – Bashkimi Sovjetik teston bombën hidrogjenike të 58 megatonëve.
Më 30 tetor 1938 shumë amerikanë që jetonin në shtetet verilindore të vendit, kujtuan gabimisht se Toka ishte duke u pushtuar nga përbindësha të ardhur prej planetit Mars. Paniku përfshiu disa dëgjues të radios, ndërsa po dëgjonin për pushtimin. Por ajo që ata po dëgjonin ishte një radiodramatizim i romanit fantastiko-shkencor, Lufta e Botëve, të shkrimtarit britanik Herbert Wells. Realizuesit e radiodramatizimit i kishin paralajmëruar dëgjuesit në fillim të radiodramës, se megjithëqë programi do të jepej në formën e një emisioni lajmesh, ai ishte një trillim. Por shumë nga dëgjuesit e radios ose nuk e kishin dëgjuar paralajmërimin, ose të bindur nga cilësia realiste e interpretimit, thjesht nuk e përfillën atë. Disa qytetarë të Nju Jorkut dhe banorë të Nju Xhërsit e Pensilvanisë vazhduan t’i besojnë dramës edhe pasi marsianët kishin shkatërrur gjoja lagjet e tyre.
Më 30 tetor 1953 ish-sekretari amerikan i Shtetit, George Marshall, u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. Mendohet se ai u zgjodh kryesisht për shkak të rolit që ai kishte luajtur për të ndihmuar në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Gjenerali Marshall, ish-shef i shtabit të forcave të armatosura, kishte shërbyer si këshilltari kryesor ushtarak i presidentit Franklin Roosevelt gjatë luftës. Si Sekretar Shteti nën presidentin Truman në vitin 1947, George Marshall u bë arkitekti i planit të rimëkëmbjes evropiane që mori emrin e tij. Planit Marshall i atribuohet merita e rindërtimit të ekonomive evropiane pas Luftës së Dytë. Mendohet gjithashtu se plani ndihmoi edhe për të kufizuar përhapjen e komunizmit në Evropë.
1925 – John Logie Baird krijoi transmetuesin e parë televiziv britanik.
1973 – U kompletua Ura e Bosforit në Stamboll, Turqi për të lidhur kontinetin e Evropës dhe Azisë për herë të parë në histori.