Kalendari historik, 31 janar

31 Janari është dita e 31-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 334 ditë.

teaser_remarque_300x200

 

1929 – Erich Maria Remarque, lindur Erich Paul Remark, publikon në Berlin librin “Im Westen nichts Neues” (Asgjë të re nga fronti i perëndimit). Në një periudhë mbushur me re të një lufte të dytë, libri i Remarku kritikonte Luftën e Parë. “Unë shoh se si popujt në heshtje, pa e ditur, pa mend, me bindje, pa faj vrasin njëri-tjetrin…. se mendjet e mëdha shpikin armë dhe fjalë për ta bërë atë akoma më të rafinuar dhe të përjetshme”, thotë Remark me anë të protagonistit Paul Baumer. Nazistëve nuk u pëlqeu. Më 10 maj 1933, qeveria gjermane, me nismën e ministrit të propagandës, Joseph Goebbels, i shpalli të ndaluara dhe i dogji publikisht librat e Remarkut, i cili ikën nga Gjermania për të jetuar në Zvicër; gjatë kësaj periudhe mërgimi, Remark shkruan edhe romanin e njohur Tre shokët. Nazistët i vazhduan sulmet ndaj librave dhe karakterit të tij, duke thënë se ai ishte pasardhës i hebrenjve francezë dhe se mbiemri Remark, po të lexohet nga e majta në të djathtë jep Kramer (mbiemër i përhapur mes hebrenjve). Historianët thonë se çështja e mbiemrit vazhdon ende të citohet nga disa biografë të tij, përkundër mungesës së plotë të provave. Në vitin 1938, Remarkut iu hoq shtetësia gjermane; pas një viti ai emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe më 1947 u bë shtetas amerikan. Remark vdiq me 1970, 72 vjeç, në nje klinike në Locarno, Zvicër

auto_M_Id_438803_salary_hike1485590042

1940 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara bëri pagesën e parë në bazë të ligjit mbi sigurimet shoqërore.

HART-905x395

 

1946 – Me kushtetutën e re Jugosllavia u bë konfederatë gjashtë republikëshe.

dallimi-n-euml-mes-t-euml-bomb-euml-s-atomike-dhe-asaj-me-hidrogjen_hd

1950 – Presidenti Harry Truman shpall publikisht zhvillimin e bombës me Hidrogjen. Para se të merrte një vendim, presidenti u takua me një grup shkencëtarësh për t’i pyetur se çfarë mendonin rreth një bombe të tillë. Shkencëtarët ishin ata që kishin punuar për ndërtimin e bombës atomike dhe shprehën rezerva, pasi nuk donin të bëheshin pjesë e ndërtimit të një bombe edhe më shkatërruese. Truman, nga që nuk po merrte një përgjigje të qartë, e humbi durimin; “A janë rusët në gjendje të zhvillojnë një bombë me hidrogjen? pyeti ai, dhe përgjigja ishte – “Po!” –   “Atëherë çfarë dreqin presim, të na vijë bomba ketu?”, dhe dha urdhër për fillimn e projektit. Pas 4 vjetesh, më 2 shkurt 1954 – presidenti Eisenhower raportoi se prova e parë e Bombës me  Hidrogjen ishte kryer në vitin 1952 nën administratën Truman.

Pin It