Kalendari historik, 4 janar

4 Janari është dita e 4-t e vitit e kalendarit gregorian, deri në fund të vitit janë edhe 361 ditë.

4fefcc2735a0f8d099a41aa94c0dfcd3

 

1958 – Sateliti artificial sovjetik Sputnik 1 copëtohet nga ndeshja me atmosferën

burj-khalifa-tower-dubai-photos-images-pictures-videos-11-800x600

2010 – U inaugurua Burj Khalifa, kulla më e lartë në botë me 828 metra

perrallat_e_vellezerve_grim_ne

1785 Në Hanau, Germani, lindi Jakob Grim. Ai dhe vëllai më i ri, Wilhelm, studiuan folklorin dhe traditat gojore gjermane, dhe i botuan ato në një libër me tregime ose Përrallat e Vëllezërve Grim, ku përfshihet edhe përralla e Hirushes. Jakob Grim gjithashtu bëri kërkime të mirëfillta në gjuhë dhe krijoi parimin e njohur si “Ligji Grim” mbi ndryshimin e shqiptimit të bashktingëlloreve. Më pas Jakob (v.1863) dhe vëllai i tij, Wilhelm (1786 – 1859), ndërmorrën projektin monumental për hartimin e një fjalori të plotë të gjuhës gjermane, i cili u botua disa vite pas vdekjes së tyre.

louis-braille-alphabets

 1809 – Në Coupvray, Francë, lindi Louis Braille – Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar. Por ai e sfidoi verbimin kur si adoleshent – ende nxënës shkolle – krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër. Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe Sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbërit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij. Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbërit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën.

WASHINGTON, DC - MAY 10:  House Minority Leader Nancy Pelosi (D-CA), speaks at her weekly news conference on Capitol hill, May 10, 2012 in Washington, DC. Leader Pelosi spoke on a number of topics including gay marriage and said President Obama"s announcement on gay marriage was "history being made".  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

2007 – Kongresi i 110 Shtetet e Bashkuara zgjedh demokraten nga Kalifornia, Nancy Pelosi, si Kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve; e para femër Kryetare e kësaj Dhome në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nancy Pelosi është fëmija e 6 e një familjeje emigrantësh nga Italia; ajo vetë është e martuar dhe ka 5 fëmijë. Nanci është ndër personat më të pasur të Kongresit; me një pasuri prej 58 milionë dollarësh, ajo rendidet e 12-ta mes ligjvënësve përsa i përket pasurisë. Nancy Pelosi është mjaft aktive në komunitetin e prejardhjes. Ajo është anëtare i bordit të Organizatës Kombëtare të Grave italiane amerikane, ndërsa në vitin 2007 u dekorua me Urdhrin e Meritës nga presidenti i republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.

1643 – Lindi Isac Newton.  ( 25 dhjetor 1642 – 20 mars 1727 ) ishte një fizikant astronom, filozof, teolog dhe matematicien anglez i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë të të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor . Libri i tij “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica” (Principet Matematike të Filozofisë Natyrore), botuar së pari në vitin 1687, hodhi themelet për “mekanikën klasike”. Njutoni formuloi ligjet e levizjes dhe gravitetit universal që dominoi pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik gjatë tre shekujve të ardhshëm . Ai gjithashtu tregoi se nocionii i objekteve në tokë dhe trupave qiellorë mund të përshkruhet nga të njëjtat parime . Njutoni ka ndërtuar teleskopin e parë praktik që reflekton dhe zhvilloi teorine e ngjyrës në bazë të vëzhgimit se një prizëm zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshem. Ai ka formuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit . Njutoni ishte mik i “Trinity College” dhe Profesor i dytë Lucasian i matematikës në Universitetin e Kembrixhit . Në jetën e tij të mëvonshme, Njutoni u bë president i Shoqërisë Mbretërore. Ai shërbeu gjithashtu qeverinë britanike si antar i keshillit drejtues. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “treshe të artë” të matematikes. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës :

  • Ligjin e inercise.
  • Ligjin e veprimit dhe kunderveprimit.
  • Ligjin e forces.

 

111-905x395

1924 – Lindi Kadri Roshi. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.  Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur.Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit.

 

Pin It